Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Tymuese e karrige të përmbysura! Rithemelimi vijon të “paralizojë” seancat plenare, zgjat vetëm 14 minuta

Karrige të përmbysura aty ku duhet të jetë foltorja, prezencë e shtuar e Gardës së Republikës, tymuese dhe zërat e deputetëve në sfond.

Është ky skenari që u përsëritet sërish në Kuvendin e Shqipërisë teksa opozita është zotuar që ta vijojë paralizimin e jetës parlamentare deri në respektimin, siç janë shprehur ata, e të drejtave të tyre kushtetuese.

Teksa deputetët e grupit të Rithemelimit qëndronin në këmbë duke ndezur tymuese, dhe transmetuar live në rrjetet e tyre sociale, ligjvënësit socialistë vijuan të marrin fjalën e tyre nga vendi, duke mos kursyer edhe kritikat për sjelljen e kolegëve të tyre.

Ndër të tjerë, Flamur Noka të cilit kryeparlamentarja Lindita Nikolla i komunikoi përjashtimin, u vuri flakën një sërë letrash që mbante në dorë.

E gjetur përballë kësaj, situate, kryetarja e Parlamentit njoftoi mbylljen e seancës, vetëm disa minuta pasi kishte nisur.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button