Policia e Shkodrës ka dalë me një reagim zyrtar për trupin e pajetë që u gjet pasditen e së shtunës në ujërat e lumit Bunë.
Sipas informacioneve viktima është shtetasja Sh. O., 63 vjeçe, banuese në lagjen “Dobraç”, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna.
Efektivët shkuan menjëherë në vendngjarje pas njoftimit të banorëve dhe bën të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të gruas.
Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase vuante kohët e fundit, nga depresioni.
Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.