– NGA JEAN CHRÉTIEN-
Sot, është 91-vjetori i lindjes sime.
Është një rast për ta festuar me familjen dhe miqtë, për të reflektuar mbi jetën që kam pasur privilegjin ta jetoj dhe për të reflektuar mbi faktin se si ky vend që të gjithë e duam kaq shumë është rritur dhe ka ndryshuar gjatë nëntë dekadave që kam kaluar mbi këtë tokë.
Këtë vit, vendosa t’i bëj vetes një dhuratë për ditëlindje. Përmes kësaj letre të hapur, do bëj diçka që nuk e bëj shpesh. Do shpreh mendimin tim mbi një problem të madh e të ndjeshëm për kombin kanadez dhe Kanadanë, problem që më shqetëson thellësisht, ashtu si edhe shumë kanadezë të tjerë. Bëhet fjalë për fyerjet tërësisht të papranueshme dhe kërcënimet e paprecedent kundër sovranitetit tonë nga Donald Trump.
Kam dy mesazhe shumë të qarta dhe të thjeshta.
Së pari për Donald Trump, nga një burrë i moshuar për një tjetër: Z. Trump, zgjohu! Çfarë ju bën të mendoni se kanadezët do të heqin dorë ndonjëherë nga vendi më i mirë në botë – mos gaboni të mendoni të kundërtën, pikërisht kështu jemi – për t’iu bashkuar Shteteve të Bashkuara?
Ju siguroj se për kanadezët pavarësia është mbi gjithçka. Ne e duam vendin tonë. Kemi ndërtuar këtu një model që është shembull për gjithë botën, model që shumë mund ta kenë lakmi – një shoqëri bazuar mbi solidaritetin, mirëkuptimin, tolerancën dhe aftësinë për të jetuar në harmoni, pavarësisht prejardhjeve dhe besimeve të ndryshme.
Kemi ndërtuar gjithashtu një rrjet solid sigurie sociale – përfshirë një sistem publik shëndetësor – për të cilin jemi shumë krenarë. Nuk është i përsosur, por bazohet në parimin se më të pambrojturit ndër ne duhet të mbrohen.
Kjo mund të mos jetë “metoda amerikane” apo “metoda Trump”, por ky është realiteti që kam jetuar gjatë jetës sime të gjatë.
Nëse vërtet mendoni se kërcënimet dhe fyerjet tuaja do të na bëjnë të ndryshojmë mendje, ju nuk na njihni fare. Ju mbase nuk dini se kur erdhi puna për të luftuar në dy luftëra botërore për lirinë, ne morëm pjesë – të dyja herët – disa vite para vendit tuaj. Luftuam dhe bëmë sakrifica të mëdha.
Ne gjithashtu patëm guximin t’i themi “jo” vendit tuaj kur u përpoq të na përfshinte në një luftë krejtësisht të padrejtë dhe destabilizuese në Irak.
Kundër çdo pritshmërie, ne arritëm të formojmë e konsolidojmë një komb mbi territorin më të thyer dhe më të vështirë që mund të imagjinohet. Ne mund të dukemi të kollajtë dhe të butë, por mos u gaboni, sepse jemi të vendosur dhe të fortë.
Një mesazh për liderët tanë
Mesazhi im i dytë, u drejtohet të gjithë liderëve tanë, si atyre federalë, ashtu edhe atyre provincialë – dhe sigurisht edhe atyre që synojnë të udhëheqin vendin tonë:
Filloni të tregoni vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë që na karakterizon. Kjo është ajo që kanadezët duan të shohin dhe kjo është ajo që ata duhet të shohin. Ky quhet lidership. Kanadezët janë gati t’ju vijnë pas. Ju duhet të hapni rrugën.
Jam i sigurt se ky shpirt ekziston. Që nga nisja e sulmeve të Donald Trump, të gjitha partitë politike janë shprehur në mbështetje të Kanadasë. Me kënaqësi të veçantë kam konstatuar që edhe Blloku i Kebekut po e mbron Kanadanë.
Nuk fitohet një lojë hokeji duke luajtur vetëm në mbrojtje. Të gjithë e dimë që, edhe nëse i përmbushim një kërkesë, presidenti Trump do paraqesë një tjetër, më të madhe. Kjo nuk është diplomaci, ky është shantazh.
Na duhet një qasje tjetër, një qasje që do ta ndryshojë këtë cikël.
Presidenti Trump realizoi një gjë: ai i ka unifikuar kanadezët më shumë se kurrë më parë! Të gjithë liderët e vendit janë bashkuar me vendosmëri për të mbrojtur interesat kanadeze.
Kur u bëra kryeministër, Kanadaja po përballej me një krizë të unitetit kombëtar. Rreziku i ndarjes së Kebekut nga pjesa tjetër ishte shumë real. Ia dolëm ta përballonim atë rrezik ekzistencial në një mënyrë të tillë që i bëri kanadezët, përfshirë edhe kebekasit, më të fortë, më të bashkuar dhe më krenarë për vlerat kanadeze.
Tashmë na duhet të përballemi me një rrezik tjetër ekzistencial, ndaj dhe na duhet t’i reduktojmë pikat tona të dobëta dhe kjo është sfida kryesore për këtë brez liderësh politikë.
Kjo nuk mund të realizohet me të njëjtat qasje të vjetra. Po, është mirë t’u themi amerikanëve se jemi miqtë e tyre më të mirë dhe partneri i tyre më i afërt tregtar. Po ashtu duhet të vazhdojë edhe lobimi intensiv në Uashington dhe në kryeqytetet e shteteve, duke theksuar se tarifat dëmtojnë edhe ekonominë e tyre. Dhe sa për presionin e tarifave, kujtoj se kur sulmohesh, duhet të mbrohesh.
Reduktimi i dobësive tona
Pra ne duhet gjithashtu të luajmë në sulm. Le t’i themi Trump se edhe ne kemi probleme kufitare me Shtetet e Bashkuara. Kanadaja ka legjislacion të rreptë për kontrollin e armëve, por armët e paligjshme po hyjnë në masë nga Shtetet e Bashkuara.
Duhet t’i themi se presim që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin veprime për të reduktuar numrin e armëve që hyjnë në Kanada. Ne gjithashtu duam të mbrojmë Arktikun, por Shtetet e Bashkuara refuzojnë të njohin kanalet detare të Veri-Perëndimit, që kalojnë nëpër Arktikun kanadez, si hapësirë detare kanadeze duke këmbëngulur se ato janë rrugë ujore ndërkombëtare. Na na duhet që Shtetet e Bashkuara ta njohin hapësirën e kanaleve detare të Veri-Perëndimit si ujëra territoriale kanadeze.
Pra në radhë të parë na duhet të reduktojmë dobësitë tona. Duhet të bëhemi më të fortë, sepse ka më shumë barriera tregtare mes provincave sesa mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara.
Le ta bëjmë projekt kombëtar heqjen e këtyre barrierave! Le t’i forcojmë për shembull lidhjet që na bashkojnë si komb duke krijuar një rrjet të përbashkët energjie në të gjithë vendin.
Ne gjithashtu duhet të kuptojmë që Donald Trump nuk po na kërcënon vetëm ne, ai po vë në shënjestër gjithashtu një numër në rritje vendesh të tjera përfshi dhe Bashkimin Evropian dhe ai sapo ka filluar ta bëjë këtë.
Kanadaja duhet të organizojë sa më shpejt një takim mes liderëve të Danimarkës, Panamasë, Meksikës dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të formuluar një plan për t’u përballur me këto kërcënime. Sa herë që Trump hap gojën, ai krijon aleatë të rinj për të gjithë ne. Le të organizohemi për t’u përballur me fuqinë brutale dhe të paarsyeshme! Na duhet fuqia e numrave.
Respekti për kundërshtarët
Çështja nuk është të presim të frikësuar goditjen e radhës nga Donald Trump, por të konsolidojmë një vend dhe një komunitet ndërkombëtar i cili është në gjendje t’i rezistojë atij.
Kanadezët më njohin. Ata e dinë që jam optimist, që jam praktik dhe që gjithmonë them atë që mendoj. Kam bërë pjesën time të gabimeve gjatë karrierës sime të gjatë, por nuk kam dyshuar kurrë, qoftë edhe për një moment, në mirësinë dhe dinjitetin e bashkëkombasve të mi kanadezë, apo të kundërshtarëve të mi politikë.
Brezi aktual – dhe i ardhshëm – i liderëve politikë duhet të kujtojnë që nuk janë armiq me njëri-tjetrin, por kundërshtarë. Askush nuk e ka dashur aq shumë ashpërsinë e arenës politike sa unë, por gjithmonë kam kuptuar që secili prej nesh përpiqet të japë një kontribut pozitiv për ta bërë komunitetin dhe vendin tonë një vend më të mirë.
Ky lloj të menduari është më i rëndësishëm se kurrë, teksa përballemi me këtë sfidë të re. Të gjithë duhet ta mbajnë këtë parasysh.
Sot jam 91 vjeç, gëzoj shëndet të mirë dhe jam gjithmonë i gatshëm të kontribuoj për mbrojtjen dhe ruajtjen e pavarësisë së atdheut tonë, ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime.
Rroftë Kanadaja!
Burimi: La Presse (e shqipëroi Flasshqip)