Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

Triller në Selanik, vëllai jeton me motrën e vdekur në banesë prej ditësh. Policia hyn me forcë në apartament

Një thriller i ri po zhvillohet në Selanik me një grua të gjetur të pajetë nga policia në banesën ku ajo jetonte në qendër të qytetit. Sipas informacioneve të para, trupi i gruas u gjet në orët e para të pasdites kur efektivët e policisë u thirrën në rrugën Agios Dimitriou për të transferuar në klinikën psikiatrike një burrë, i cili ishte vëllai i gruas. Burri thuhet se ishte reagues dhe jo bashkëpunues me oficerët për disa kohë. Por, forcat e rendit kanë arritur ta transferojnë në klinikën psikiatrike.

Kur policia ka hyrë në banesë ka gjetur trupin e një gruaje të mbuluar me dhjetëra batanije, ndërsa sipër saj kishte mobilje, foto dhe kryqe. Alarmi është dhënë menjëherë, ndërsa sipas informacioneve të para trupi mësohet se është në kalbje të avancuar dhe të gjitha mundësitë janë të hapura nga policia.

Sektori i Krimeve Kundër Jetës pranë Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut ndodhet në vendngjarje, ndërsa është thirrur edhe një mjek. Nga ekzaminimi makroskopik që ka kryer në trupin e gruas nuk ka rezultuar asnjë gjurmë e veprimtarisë kriminale dhe 60-vjeçarja rezulton se ka ndërruar jetë për shkaqe patologjike. Do të jetë autopsia, ajo që do të përcaktojë shkaqet përfundimtare.

Ndërkohë banorët e lagjes flasin për një erë të keqe të fortë javët e fundit nga banesa, pasi trupi është gjetur në kalbje të avancuar. Vëllai i saj, i cili u dërgua në klinikën psikiatrike, jetoi me trupin në shtëpi gjatë gjithë kësaj kohe. Sipas të dhënave fillestare, trupi i gruas duket se ka qenë në shtëpi prej të paktën një jave.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button