Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Tre të dënuar të përjetshëm përleshen në burgun e Peqinit: Arben Lleshi, humbi jetën nga perleshja mes Ilir Xhakja dhe Sokol Mjacaj

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se bëhet fjalë për një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm.

Ndërsa sqaroi se s’ka asnjë gardian, staf policor dhe civil të lenduar.

Tre të dënuar përjetë, përkatësisht Lir Xhakja, Arben Lleshi, i cili ka humbur jetën dhe Sokol Mjacaj kanë qenë në ajrim dhe më pas kanë hyrë në ambiente e kuzhinës së burgut.

Drejtoria e Burgjeve the se nga përplasja janë lënduar dy të dënuar, ndërsa asnjë prej gardianëve, policëve apo punonjës civilë në ambientet e burgut nuk janë lënduar.

Raportohet se ka pasur tentativa për të marrë peng punonjësit e kuzhinës, ku edhe punonin disa prej të dënuarve.

Drejt vendngjarjes janë nisur forcat RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Nuk dihet ende se si ka përfunduar arma në duart e të burgosurve.

Në njoftimin e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, thotë se nga konflikti mes të dënuarve kanë mbetur të plagosur dy prej tyre. Burimet bënë me dije se jane konfliktuar te denuarit me burgim te perjetshem, Sokol Mjacaj, Arben Lleshi dhe Ilir Xhakja.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button