Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

Traktori 60-vjeçar që sfidon teknologjinë moderne dhe mban të hapura rrugët e Mokrës

Mes borës së dendur dhe terrenit të vështirë malor të Mokrës, një traktor zinxhiror DT-75, prodhim i viteve ’60–’70, vijon të kryejë një punë jetike që shpesh makineritë moderne e kanë të vështirë ta përballojnë.

Pavarësisht moshës së tij mbi 60-vjeçare, mjeti mbetet funksional dhe i domosdoshëm për hapjen e rrugëve të bllokuara nga bora, veçanërisht në zona ku infrastruktura është e kufizuar. Rrugët e ngushta, pjerrësitë e theksuara dhe terreni i thyer malor e bëjnë të pamundur përdorimin e mjeteve të rënda bashkëkohore, duke e kthyer DT-75 në një zgjidhje të pazëvendësueshme.

Falë zinxhirëve dhe qëndrueshmërisë së tij, traktori arrin të përballojë kushte ekstreme atmosferike, duke siguruar kalueshmërinë për banorët e zonës dhe lidhjen e fshatrave me qendrat kryesore. Ky mjet i vjetër, por i besueshëm, mbetet një simbol i qëndrueshmërisë dhe efikasitetit në shërbim të komunitetit, edhe në një kohë kur teknologjia moderne po dominon sektorin e mekanikës

Artikuj të lidhur

Back to top button