Rritet bilanci i viktimave nga tragjedia në Gjermani, pas sulmit terrorist në tregun e festave. Raportohet se deri më tani raportohen 11 të vdekur, pasi një makinë hyri përmes turmës në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg.
Mediat gjermane raportojnë dhe dhjetëra të plagosur, deri në 80. Ndërkohë që policia deri më tani ka konfirmuar vetëm një të vdekur. Autoritetet lokale e përshkruajnë sulmin si terrorist, teka dëshmitarët kanë thënë se makina është nisur qëllimisht drejt turmës së njerëzve.
Ndërkohë, mediat raportojnë se shoferi i makinës është arrestuar.