Aktualitet/LajmeNdodhi

TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Gazetarja jep detaje: Do të pyetet edhe e dashura e Erdgys Arrazit! Kunata po hetohet…

Ngjarja tragjike që ndodhi pak ditë më parë në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi u vëtëmbyt bashkë me 3 fëmijët e mitur në lumin Buna, tronditi mbarë opinionin publik.

Ndërkohë policia ka dyshime se familjarët e Erdgys Arrazit po fshehin detaje që mund t’i shërbejnë hetimit për ngjarjen e rëndë.

Gazetarja Anila Hoxha, tha mëngjesin e sotëm në “Breaking News “se kunata e Alma Arrazit ndodhet nën hetim, pasi ka dyshime se ajo nuk dha dëshmi të sinqertë para grupit hetimor.

Personi i tretë në këtë marrëdhënie, e dashura e Erdgysit, sipas gazetares, do të pyetet në një moment të dytë, pasi ndodhet në gjendje të rënduar emocionale.

“Personi kyç në këtë histori është kunata, gruaja e cila ndahet në takimin e fundit, ka dyshime se nuk është e sinqertë, çfarë kanë diskutuar realisht gratë me njëra-tjetren, ka dyshime grupi hetimor, se kanë indicet e tyre, gjatë 2 orëve ka patjetër diçka që është thënë e cila ka qenë pika që mbushi gotën, kunata është nën hetim në gjendje të lirë.

Një grua e tretë që është historia jashtëmartesore e cila kishte 7 muaj, grupi hetimor vendosi ta pyesë në një moment tjetër, sepse ndodhet në një gjendje të rënduar”.- tha gazetarja Hoxha.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button