KultureNdodhiSociale

Tragjedia e zonjes ruse te perkthyesit Jorgji Doksani, i cili u lidh me gocen e lene 3 vjec pas viteve ’90

Nga Thomas Jance
Profesori dhe përkthyesi i mirënjohur Jorgji Doksani, ka pas studiuar 5 vjet dhe specializim ne Institutin Pedagogjik të Moskës, dega gjuhë dhe letërsi ruse, ku midis emrave të mëdhenj të kohës i ka pas dhënë mësim edhe i famshmi Prof. Viktor Vinogradov.
Nje herë më tregoi për dashurinë e tij të jetës, gruan e tij ruse, profesore matematike edhe në Univ. e Tiranës. Një histori tragjike, siç ishte gjithë kapitulli i çifteve mikse me vajzat ruse që u martuan dhe jetuan në Shqipëri. Shumica prej tyre u gjendën në mes të një presioni të dyanshëm dhe ikën të detyruara. Bashkëshortja e Jorgjit u largua me vajzën 3 vjeçare, duke provuar kështu një dramë të madhe dashurie dhe familjare dhe për fat të keq pas pak vjetësh vritet në një aksident automobilistik. Ishte vajzë e vetme dhe la pas vajzën e saj po të vetme me te cilën Jorgji do të rilidhej vetëm në vitin 1990. Përjetime jashtëzakonisht të rënda për jetën e një njeriu, dhe emocione here here të papërballueshme të cilat tek disa syresh lanë shenja të pakthyeshme.
Të ëndërrosh një jetë plot ëndrra e idealizëm dhe për çështje here here të kota apo të montuara me çmenduri politike si rastet në fjalë, dhe pastaj tragjedia të bjerë mbi kokë duke shkatërruar fate njerëzore, duhet të kishe qënë prej çeliku, thotë profesori.
Jeta na dha mësime dramatike të cilat i shndërruam në energji për punë dhe art. Të të kujtoj vetëm këtë fakt, vazhdon Jorgji, se shumica e plejades së përkthyesve shqiptarë nga 1945 e këtej, kanë qenë në burg. Por ata plazmuan gjuhën shqipe, ata sollën kryeveprat botërore duke sakrifikuar jetët private.
Kjo ishte çmenduria më e madhe e regjimit.

Artikuj të lidhur

Back to top button