Aktualitet/LajmeBlogKryesoreKulture

Totaliteti ne fjalen e Xhevahir Spahiut

Nga Çapajev Gjokutaj-
Atë mbrëmje, ndërsa po pinim ,një gotë verë, im bir më pyeti për Xhevahir Spahiun.
E shoh darkave kur dal nga puna, më tha, dhe më kujtohet kur isha fëmijë. Më merrje për shetitje dhe, sa herë që e ndeshnim, fillonte të fliste nga larg. Shumë gjëra nga ato që thoshte nuk i kuptoja, megjithatë ndjeja emocion.
Tani që e mendoj, vazhdoi im bir, më duket se nuk fliste me gojë por me gjithë trupin, me duar, me sy, me flokët gjithnjë të shprishur, sikur sa kishte dalë nga stuhia. Të ngjante se nuk kishe pranë një njeri, por një shtjellë energjie që të përfshinte.
Mbaj mend një herë, ka qenë fillimi i luftës së Kosovës. Erdhi e u ul në tavolinë, jashtë tek Piazza, dhe nisi të fliste gjithë nerv. Djemtë i kishte jashtë shtetit. “Do u them të kthehen e të shkojnë në Kosovë.. eshte lufta e tyre”. Të kujtohet?, më pyet im bir.
Jo, i them dhe me vete shtoj se episode të tilla nuk përbënin lajm, ishin të përditshme në takimet me Xhevon. Poet i lindur, artist në të ndjerë, artist edhe në shprehje e komunikim.
Këtë totalitet prej artisti e thotë dramatikisht bukur kur shkruan: tek tingujt vdes/ tek ngjyrat çmendem/ tek fjala vdes, çmendem, përmendem…

Artikuj të lidhur

Back to top button