
Kryetari i Partisë Social-Demokrate Tom Doshi ka hapur sot zyrën e tij elektorale në Shkodër. Në një prononcim për mediat, ai ka thënë se do të jetë deputet i Shkodrës, pas zgjedhjeve. Sipas Doshit, PSD do të arrijë një rezultat surprizues në zgjedhjet e 11 majit. Në parlamentin aktual PSD ka tre deputetë, ndërsa synohet që ky numër të rritet.
PSD ka qene force aleate ne qeverisje me socialistet dhe sipas gjasave do te luaje “gurin” e aleates ne pretendimin per mandatin e katert qeverises te socialisteve.Sidoqofte, Doshi ne kete tur zgjedhor edhe pse vjen me statusin e personit “non grata” nga amerikanet, shpreson te kete nje qasje te re politike duke pretenduar te rrise forcen numerike te perfaqesimit parlamentar dhe me moton se ish bastioni i dikurshem i demokrateve ne veri te vendit, mund te konsiderohet tashme “foleja” politike dhe elektorale e tij.