Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

Tiktok-eri i huaj hyn në bazën ajrore të Gjadrit: Është e rrezikshme të hysh sepse ka roje, por mund të futesh fshehurazi

Një bloger i huaj ka hyrë në bazën ajrore të Gjadrit dhe ka publikuar në rrjetin sociale Tik Tok pamje nga brenda.

I riu, i njohur për eksplorimin e ndërtesave të braktisura, në një prej postimeve shpjegon se hyrja në këtë zonë është e rrezikshme për shkak të pranisë së rojeve, por thekson se “mund të hysh fshehurazi nëse ke fat.”

Fotot tregojnë jo vetëm detaje të strukturave nëntokësore dhe sigurisë së bazës, por edhe relike të aviacionit shqiptar, ndërkohë që baza po përdoret aktualisht për fluturime me helikopterë UH-60 Black Haëk.

Ky nuk është rasti i parë kur blogeri ekspozon objekte strategjike, pasi në profilin e tij gjenden edhe pamje nga baza e nëndetëseve në Porto Palermo. Incidenti ngre shqetësime të mëdha për mungesën e kontrollit dhe standardeve të sigurisë në objekte kyçe të mbrojtjes kombëtare.

Kujtojmë se pak kohë më parë në uzinën ushtarake të Gramshit, u kapën dy rusë Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin dhe shtetasi ukrainas Fjodor Mihajlov.

Ata tentuan të futen në Uzinën Ushtarake, në Gramsh por u diktuan nga rojet ushtarake që ruajnë uzinën dhe përdorën lëndë kimike ndaj tyre kur ato i ndaluan të hynin në uzinë.

Rojet ushtarake u gjetën pa ndjenja në tokë, ndërsa të rinjtë u arrestuan.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button