Aktualitet/LajmeBotaKryesore

Theu “kodin e heshtjes”, Camorra ekzekuton inxhinierin që denoncoi se si bëhej pastrimi i parave me ndërtimet

66-vjeçari Salvatore Coppola është inxhinieri i ndërtimit i cili denoncoi se si bëhej pastrimi i parave nga mafia në Napoli.

Mediat italiane raportojnë se 66-vjeçari Coppola është ekzekutuar nga “Camorra” në shenjë hakmarrjeje pasi kishte thyer kodin e heshtjes.

Sipas mediave 66-vjeçari fillimisht kishte qenë pjesë e grupit mafioz, por prej disa kohësh kishte ndërruar anë dhe ishte bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, ku shpjegonte me detaje se si mafia bënte pastrimin e parave përmes ndërtimit në Napoli.

Ai u ekzekutua me armë mbrëmjen e së martës në një parking makinash në zonën San Giovanni, Teduccio.

Edhe pse 66-vjeçari ishte marrë në mbrojtje nga policia, atij i është bërë pritë mbrëmjen e 12 marsit, ku është ekzekutuar.

Hetimet paraprake rezultuan se ky ishte një akt i pastër i “Camorras” si shenjë hakmarrjeje.

Në vitin 2009, ai u përfshi në një operacion të gjerë financiar që hodhi dritë mbi spekulimet dhe abuzimet në sektorin e ndërtimit, kryesisht në zonën lindore të Napolit.

Ajo që konsiderohet si zona e vjetër industriale e qytetit, është përfshirë nga një valë ndërtimesh e zhvillimi me investime gjigante me origjinë të dyshimtë.

Copolla ka zbuluar gjatë bashkëpunimit me autoritetet sesi sistemi kriminal realizonte lidhjet e tij dhe financohej me anë të gjobave ndaj bizneseve, shkruan e përditshmja Corriere Del Mezzogiorno.

Sipas raportimeve, në sektorin e ndërtimit mafia sigurohet që “asnjë tullë të mos vendoset pa paguar sistemin.”

Ai zbuloi origjinën e informacionit, interesat ekonomike të lidhura me investimet, si dhe korrupsionin e lidhjet me politikën.

Disa zyrtarë tët tjerë kanë punuar me Coppola për ekspozimin e skemave, që rrjedhimisht sollën vdekjen e inxhinierit.

Zyrtarët thanë se po hetojnë vdekjen.

Camorra njihet si një nga organizatat kriminale më të vjetra në Itali  me bazë në rajonin Campania, ku përfshihet dhe qyteti i Napolit.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button