Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

Thellohet kriza e prodhimit, gati 80% e ushqimeve importohen

Kriza e prodhimit të brendshëm vijon të thellohet edhe gjatë dy muajve të parë të vitit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se importet e zarzavateve dhe perimeve janë rritur 63% më shumë se dy mujori i parë i vitit të kaluar.

Prodhimi i brendshëm dhe importet vijojnë të thellojnë hendekun midis tyre në tregjet shqiptare. Të dhënat e fundit e INSTAT, tregojnë se, krahasuar me dy mujorin e parë të vitit të kaluar, importet janë më shumë se dyfishuar krahasuar me eksportet dhe rrjedhimisht prodhimin vendas.

Krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, mallrat e kategorisë bulmet, vezë apo mjaltë, reflektojnë një rënie në eksport me 40%, pasuar me frutat dhe arrat, të cilat reflektojnë një rrënje në eksporte me 20%.

Njëkohësisht, zarzavatet dhe frutat nga tregjet e huaja për periudhën janar-shkurt 2024, u rritën në me 63% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shifrat dëshmojnë edhe një herë dukshëm varësinë e konsumit shqiptar nga importi, ku prodhimi vendas nuk është i aftë të plotësoj kërkesën e brendshme konsumatore.

Rritjen më të madhe e kishte importi i zarzavateve, i cili ishte 79% më i lartë se në dymujorin e parë të vitit 2023, ndërsa ai frutave ishte 49%.

Më shumë se 80% e fruta perimeve në tezgat e pazareve shqiptare, janë të importuara. Patatet dhe fasulet vijnë nga Egjipti dhe Turqia, perimet dhe frutat nga Greqia, ndërsa bulmetrat dhe drithërat nga Serbia.

Varësia e kërkesës së brendshme për ushqim nga importi dhe zbrazja e fshatrave, po dobëson gjithnjë e më shumë prodhimin e brendshëm, i cili i gjendur në një rreth vicioz mes kërkesës së lartë e shtuar dhe nga turizmi, mungesa e fuqisë punëtore dhe kostot e larta të diktuara dhe nga rënia e euros, po tkurret gjithnjë e më shumë.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button