Aktualitet/LajmeBotaKronikKryesore

Të paktën 12 të plagosur me thikë në Hamburg

Nga Bahri Cani-

Të paktën 12 të plagosur me thikë në Hamburg. Gjermania ka probleme shumë, shumë serioze me mbajtjen e thikave dhe sulmet me thika. Para dy ditësh një 13-vjeçar sulmoi dhe lëndoi një nxënës tjetër 12-vjeçar, ndërsa në këto momente vjen një lajm tronditës nga Hamburgu: Në stacionin kryesor hekurudhor në Hamburg një person ka sulmuar kalimtarët me thikë dhe ka lënduar të paktën 12 kalimtarë. Tre prej tyre janë në rrezik për jetën, tre janë lënduar rëndë dhe gjashtë më lehtë.
Policia ka arrestuar një grua 39-vjeçare, e cila dyshohet për këto sulme. Por akoma nuk dihet motivi i sulmit!
Siç ju kam njoftuar, sulme dhe vrasje me thika, kanë ndodhur kohët e fundit shumë shpesh në Gjermani.

Artikuj të lidhur

Back to top button