Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Të kesh turp! Unë nuk merrem as me vjehrrin, as me gruan tënde” – Debat i ashpër Lapaj-Shehaj: Po ku pyes unë për Kastratin, Manen… as ty nuk të llogaris

Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “Open” mes Adriatik Lapajt dhe deputetit Agron Shehaj.

Ky i fundit e ka sfiduar Lapajn duke i thënë se nuk ke përmendur asnjëherë Shefqet Kastratin, koncensionin e tij te Rruga e Kombit dhe të tjera përfitime sipas Shehajt.

Lapaj është kundërpërgjigjur duke i thënë Shehajt se “atë Kastratin e ka bërë ajo partia ku shkove ti pa garë e u bërë deputet”.

Më tej Lapaj tha se “nuk pyeste për Kastratin, Manen etj. As ty nuk të kam në llogari, as punëtorët e tu që nuk iu jep rrogat”.

Debati ka vijuar më tej me tone të ashpra.

Agron Shehaj pyeti Lapajn:

“Do na thuash ndonjë gjë për vjehrrin që ka qenë kryetar i Gjykatës së Sarandës e që është shkarkuar?”

Deputeti i PD-së mohoi që të kishte punonjës pa iu paguar rrogat dhe i kërkoi Lapajt të tregonte qoftë dhe një emër të vetëm.

“Po ti të kesh turp. Unë nuk merrem as me vjehrrin tënd as me gruan tënde. Po ke ndonjë fakt për vjehrrin tim shko në prokurori.

Po ka shkelur ligjin të përgjigjet. Fakti që mbroj reformën në drejtësi me kaq forcë më nderon edhe për faktin që vjehrri im është shkarkuar nga vettingu.

Se ky jam unë, jam njeri që nuk pyes për interesa të ngushta, por mbroj parimet”, iu përgjigj Adriatik Lapaj.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button