Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Të hënën “Foltorja” protestë tek Kuvendi, ndërsa do vendoset për arrestimin e Berishës

Rithemelimi ka vendosur që të organizojë dy protesta, për të kundërshtuar arrestimin e Sali Berishës. Vendimi është marrë në Kryesinë e Rithemelimit të mbledhur mesditën e kësaj të enjte.

Burime janë shprehur se ditën e hënë, datë 18 dhjetor në orën 11:30, do të mbahet një protestë tek Kuvendi i Shqipërisë.

Gjithashtu një tjetër protestë do të mbahet edhe ditën e enjte, këtë herë tek salla e Parlamentit të Shqipërisë, ku do të zhvillohet dhe seanca parlamentare.

“Aksioni do të zbresë në terren në mbrojtje te demokracisë. Opozitën nuk e likuidojnë dot”, janë shprehur gjatë diskutimeve, anëtarët e Kryesisë së Rithemelimit, në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button