Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

Të dhënat e Censit, popullsia e Shqipërisë po plaket me ritme të frikshme

Popullsia e Shqipërisë po plaket me ritme të frikshme. Numri i të rinjve po bie me shpejtësi, ndërsa ai i të moshuarve po rritet ndjeshëm.

Të dhënat e Censit 2023 treguan se raporti i varësisë së të rinjve ka zbritur aktualisht në 24% nga 30.4% që ishte në censin 2011, ndërsa raporti i të moshuarve është rritur në këtë periudhë me 13.7%.

Të dhënat e detajuara tregojnë edhe grupmoshat që kanë pësuar në vite luhatjet më të ndjeshme.

Kur u zhvillua censi 2011, në të gjithë vendin u numëruan mbi 268 mijë të rinj të grupmoshës 15-19 vjeç, por në censin 2023, numri i tyre gati u përgjysmua. Kjo grupmoshë ka pasur edhe rënien më të madhe në periudhën ndërmjet censeve, si në numër dhe në përqindje. Kjo tregon qartazi se numri I të rinjve në Shqipëri po bie me shpejtësi dhe shpjegohet me emigracionin e lartë të të rinjve dhe familjeve me fëmijë pas vitit 2016.

Në krahun tjetër, rritjen më të fortë në popullsinë e përgjithshme e kishin të moshuarit mbi 85 vjeç.

Grupi i popullsisë 85-89 vjeç arriti në mbi 26 mijë persona në censin 2023, nga rreth 14 mijë të tillë më vitin 2011, me rritje 79%. Një tregues i qartë i plakjes së popullsisë me ritme shumë të shpejta.

Por cilat janë pasojat në ekonomi të një popullsie të plakur?

Efektet janë afatshkurtra dhe afatgjata dhe kanë nisur të ndihen tek ne. Ajo që ndodh janë problemet me gjetjen e burimeve njerëzore në tregun e punës, mungesa këto që çojnë në uljen e  produktivitetit të ekonomisë; në një ulje të të ardhurave në tërësi në ekonomi. Ndërkohë që shtrimi i të moshuarve kërkon më shumë shpenzime nga buxheti i shtetit për skemën e pensioneve.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button