
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se prokurorët specialë artikuluan kërkesën për dënim me 180 vite burg në total rë Hashim Thaçit dhe ish krerëve të tjerë të UÇK-së këtë të hënë, kur nisën deklarata përmbyllëse në procesin gjyqësor në Hagë.
Kreu i qeverisë shqiptare shkruan se “ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave”.
Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?!
Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur…
Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!



