Aktualitet/LajmeBlogKryesorePolitike

SPAK-u përballë Veliajt!

Nga Flamur Vezaj-
Prokurorët e SPAK-ut më në fund janë kujtuar të hetojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj!
Por, çfarë dyshohet?
Është e çuditshme që, edhe pse kanë kaluar më shumë se tre vite, kryebashkiaku Veliaj nuk është hetuar dhe as i është ngritur akuzë për inceneratorin e Tiranës. Tashmë dihet që miliona euro janë paguar dhe vazhdojnë të paguhen mijëra euro çdo ditë nga taksat e shqiptarëve për një “djegës mbeturinash” që nuk ekziston!
Gjithashtu, Veliaj nuk është akuzuar për milionat e eurove që drejtorët e tij, me “lejen” e tij, dyshohet se kanë përvetësuar. Rasti njihet si dosja e drejtorëve “5D”, të cilët janë bërë milionerë duke dhënë tendera për veten.
SPAK-u nuk ka ngritur akuzë as për përgjimet telefonike të ardhura nga Italia mbi grupin kriminal “Ndrangheta”. Në këto përgjime, të besuarit e Veliajt flasin në emër të tij për pastrimin e milionave euro.
Për më tepër, Veliaj nuk po hetohet për mënyrën se si janë menaxhuar pronat e rindërtimit pas tërmetit. Nuk ka hetim as për shembjen e Teatrit Kombëtar, një veprim që u cilësua në shkelje të Kushtetutës.
Po ashtu, kompania “Tirana DC” e Bashkisë së Tiranës, e cila administron pronat publike, është akuzuar për shpërdorim të qindra mijëra eurove, por as për këtë nuk ka hetime të thelluara nga SPAK.
E megjithatë, SPAK ka nisur një hetim për “Harabelin” e Ajola Xoxes, bashkëshortja e Veliajt. Miliona euro abuzime të denoncuara ndër vite dhe SPAK merret me këtë çështje?!
Por çudia nuk mbaron këtu. SPAK njoftoi se Veliaj, familjarët e tij dhe bashkëpunëtoret e besuar dyshohen për katër vepra penale, por nuk është caktuar asnjë masë sigurie. Pse ndodh kjo? Në raste të tjera, si ai i Ahmetajt, Ndrecës apo gazetarëve, për një akuzë të vetme caktohet menjëherë masa e sigurisë! Pse jo Veliajt dhe tjerëve?? Çfarë po presin?!
A është kjo një standard i dyfishtë?
Apo ka diçka më shumë pas këtyre vendimeve?
Të shohim çfarë@highlightdhë më tej.

Artikuj të lidhur

Back to top button