Aktualitet/LajmeBotaKryesorePolitike

Sot do të votohet në Bundesrat…

Nga Bahri Cani-
Pas Bundestagut, sot edhe Bundesrati duhet të vendosë për reformën e Kushteutës, me të cilën mundësohet marrja e borxheve në vlerë prej qindra miliarda euro.
Bundestagu ka vendosur me dy të tretat e votave që të krijojë një Fond prej 500 miliardë euro për infrastrukturën. Ka hequr edhe të ashtuquajturën “Frena e Borxheve”, që do të thotë se qeveria ka të drejtë të futet pothuajse pa kufi në borxhe për qëllime të mbrojtjes. Ekspertët thonë se Gjermania në 10 vitet e ardhshme do të marrë për infrastrukturën dhe për mbrojtjen rreth 1000 miliardë borxhe.
Por këto ndryshime duhet të miratohen sot edhe në Bundesrat, i cili ka gjithësej 69 vota të përfaqësuesve të 16landeve.
Për të kaluar ndryshimet kushtetuese nevojiten të paktën 46 vota, që do të thotë prapë dy të tretat, sikur edhe në Bundestag. Nëse dikush abstenon nga votimi, do të llogaritet si votë kundër.
Përfaqësuesit e disa partive janë kundër, si liberalët, AfD, e Majta dhe BSW. Por CDU, CSU, SPD dhe ekologjistët i kanë mbështetur këto ndryshime.
Në këtë Fondin e investimet për infrastrukturën do të ketë shumë gjëra që i prekin të gjithë ata që jetojnë në Gjermani, sepse do të ketë investime në shkolla, rrugë, hekurudha, kopshte, spitale, klimëe etj. Me këto investime do t’ju njoftoj kur të miratohet. Besohet se sot do të marrë fund kjo çështje.

Artikuj të lidhur

Back to top button