Aktualitet/LajmeBlogEditorialKryesoreOpinions

“Sikur të ishim vërtet talebanë”

Nga Auron Tare-

Një mik më pyeti këto dite:
Si e shpjegon atë fjalën e Kryeministrit se shqiptarët qenkan talebanët e Perëndimit?
Nuk e di, iu përgjigja. Por jam i prirur të besoj se ishte nga ato shakara që prodhohen për t’i bërë të buzëqeshin burokratët e Brukselit.
Jo, jo, nguli këmbë ai. Nuk e dëgjove sa u zemëruan disa? Madje pati edhe nga ata që e shpallën fyerje kombëtare.
Qesha.
Megjithatë, si çdo njeri që ka rënë në vesin e leximit, vendosa të kuptoj se ku qëndronte halli. Lexova deklaratën, dëgjova shpjegimet, ndoqa edhe zemërimet dhe, në fund, mbeta po aq i paditur sa në fillim.
Por krahasimi më ngjalli një kureshtje tjetër.
Kam njohur afganë. Jo ata afganët e karikaturave televizive, por njerëz kulture, gazetarë, poetë e intelektualë. Një mike gazetare, me të cilën na lidhnin kujtime nga ditët e luftës së Kosovës, më ka folur shpesh për vendin e saj, për një popull krenar deri në teprim dhe kokëfortë deri në legjendë. Babai i saj poet i njohur ishte njeriu e kultivoi tek Bitellsat e famshem muziken dhe kulturen afgane.
Kam pasur rastin të bisedoj edhe me Princin Sadruddin Aga Khan, emri i të cilit lidhet me një nga familjet më të njohura të botës islame. Për orë të tëra pata fatin të përkthej një bisedë të tij me Dede Reshat Bardhin. Në fund të takimit, të dy u përqafuan si vëllezër që ishin ndarë prej kohësh dhe ishin gjetur sërish pas një udhëtimi të gjatë.
Nga këto njohje më ka mbetur një respekt i madh për kulturën afgane. Afganët janë ndoshta populli që njihet me shume per mosnënshtrimin e tij . Britanikët, sovjetikët dhe amerikanët, secili në kohën e vet, shkuan atje me bindjen se do të sillnin rendin sipas shijes së tyre. Të gjithë u kthyen duke marrë me vete një mësim për kufijtë e fuqisë.
Nuk kam as dijeninë dhe as mendjemadhësinë për të gjykuar një vend aq të ndërlikuar. Por kam lexuar mjaftueshëm për të kuptuar se realiteti është gjithmonë më kokëfortë se propaganda.
Per me shume qemtova raportin më të fundit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin. UNDOC
Sipas të dhënave të saj, Afganistani, që për dekada ishte sinonim i opiumit dhe heroinës, me mbritjen e talebaneve ne pushtet ka parë një rënie të jashtëzakonshme të prodhimit të narkotikëve 95% e sasise se opiumit dhe heroines eshte zhdukur. Fusha te tera me opium jane djegur. Kultivimet janë goditur, trafiku është tkurrur dhe përdoruesit janë përfshirë në programe rehabilitimi ne pune komunitare falas. Raporti vëren gjithashtu masa të ashpra kundër kultivuesve, tregtarëve dhe shpërndarësve të drogës sidomos per ata qe kerkojne tu shesin femijeve.
Raporti mbreselenes I OKB me beri te mendoj se me shume mundesi deklarata qe me pyeti miku im kishte lidhje me kete fenomen te Talebaneve. Zhdukjen e droges ne Shqiperi.
Per kete arsye ju drejtova perseri burimit te OKB. Nje permbledhje te Raportit ne fjale po e postoj ne anglisht per ta pasur me kollaj kushdo qe kerkon te verifikoje fakten e listuara ne zyrat e OKB-se. Nje institucon burokratik dhe qe nuk ka as njohurite dhe as kapacitetet e institucioneve te specializuara qe meren me keto fenomene.
“UNODC’s 2025 drug assessments report
Albanian criminal groups continue to be identified among the most active networks involved in transporting and distributing cocaine across Europe.
Albania remains part of the broader trafficking corridor connecting Asia, Turkey, the Balkans, and Western Europe.
Organized crime and money laundering
The 2025 Organized Crime Index profile for Albania reports that:
Albania remains vulnerable to money laundering.
Criminal proceeds are often invested in real estate, tourism, and construction.
Organized criminal groups maintain strong international links”
Bazuar ne te dhenat e nxjera I bera nje telefon mikut tim qe me nxiti te lexoj qe ne mengjez arsyet se perse mendjet tona intelektuale ishin fyer nga krahasimi me Talebanet e Afganistanit.
Pasi i shpjegova pak a shume keto qe kam shkruar I thashe me nje keqardhje te thelle
Ndoshta nuk duhet të na shqetësojë pyetja nëse jemi apo jo talebanët e Perëndimit. Duhet të na shqetësojë fakti se, në luftën kundër drogës, korrupsionit dhe shkatërrimit të shoqërisë, shpesh nuk arrijmë të jemi as sa ata që i përbuzim korridoreve te Brukselit
Dhe, për herë të parë, mendova se krahasimi nuk ishte fyese.
Ishte thjesht e pakëndshme. Sepse na detyronte të shihnim veten në pasqyrë.
Sikur te kishim qene me te vertete Talebane.

Artikuj të lidhur

Back to top button