Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

“Si më nisën dyshimet”, vrasja e 33-vjeçarit në Durrës, flet babai: Autori më erdhi në varrim, por më pa shtrembër kur i kërkova…

Pas rreth një jave është zbardhur vdekja e Branko Shkozës, 33-vjeçari që u gjet pa jetë në një kanal në zonën e zonën e Spitallës në Durrës.

Në pranga është vënë shoku i tij Majlind Habibi i cili dyshohet se e ka shtyrë pas një konflikti, duke e hedhur nga një urë, e duke i shkaktuar vdekjen. Sipas autorit të dyshuar, konflikti ka ndodhur për shkak se viktima i kishte ngacmuar gruan.

Ngjarja ka ndodhur në 2 dhjetor, ndërsa trupi u gjet në datën 5 dhjetor, pak metra larg banesës së viktimës. Babai i 33-vjeçarit ka deklaruar  se autori u dyshuar e mashtroi në sy duke i thënë se nuk e dinte se ku ndodhej, ndërsa tregoi se i ka shkuar edhe në varrim.

Po ashtu babai bëri thirrje që policia e shtetit të tregojë kujdes të shtuar për këtë ngjarje, pasi para banesës së tij kalojnë familjarët e autorit, dhe ai frikësohet për ndonjë reagim në mëri e sipër të djemve të tij të tjerë.

Artikuj të lidhur

Back to top button