BlogBotaKryesoreNdodhi

Si iu përgjigj ambasadori i Ukrainës Olexander Scherba Ambasadës së Iranit në Afrikën e Jugut…

Sjelle nga E.Robelli-
“Në mënyrë të çuditshme, Ambasada iraniane në Pretoria na njoftoi ne, diplomatëve ukrainas, për hapjen e një libri ngushëllimesh në kujtim të Ajatollahut Hamenei dhe udhëheqjes ushtarake të Iranit.
Vendosa të përgjigjem – dhe ta bëj këtë në mënyrë publike. Letra shpjegon pse.
Shkëlqesia Juaj, Zoti Ambasador,
Meqenëse njoftuat Ambasadën e Ukrainës për librin e ngushëllimeve për të ndjerin Ajatollah Khamenei dhe udhëheqjen ushtarake të Iranit, ndihem i detyruar t’ju kujtoj me sa vijon.
Si aleatë ushtarakë të Federatës Ruse, udhëheqësit e ndjerë të Iranit kishin në duart e tyre gjakun e mijëra qytetarëve ukrainas – burra dhe gra, fëmijë dhe të moshuar – të vrarë me ndihmën e dronëve famëkeq “Shahed” të prodhuar në Iran dhe mjeteve të tjera ushtarake që qeveria juaj ia ofroi me aq zell Rusisë. Udhëheqësit tuaj ishin bashkëfajtorë në sjelljen e pikëllimit të pafund për civilët ukrainas.
Si njeri besimtar, përpiqem të mos gëzohem për vdekjen e njerëzve të tjerë, madje edhe të atyre që zgjodhën të bëheshin xhelatë të vendit tim, i cili nuk i bëri asgjë të keqe vendit tuaj. Por, si dikush që ka kaluar tre vjet nën zhurmën e makinave të vdekjes të krijuara nga Irani, që ulërijnë çdo natë në qiellin mbi Kiev dhe qytete të tjera paqësore ukrainase, nuk mund të mos dëshiroj që çdo fajtor të përballet me drejtësinë që meriton. Nëse jo sipas ligjit njerëzor, atëherë përballë Zotit të Madhërishëm.
Ambasador, nuk ju njoh personalisht dhe nuk kam asgjë me ju. Ndonjëherë diplomatët e mirë duhet të flasin në emër të udhëheqësve të këqij dhe politikave të tyre. Por shpresoj ta kuptoni se nuk do të shpreh ngushëllime për dikë vdekjen e të cilit nuk e vajtoj.
Me respekt,
Dr. Olexander Scherba
Ambasador”.
Burimi i lajmit: X dhe mediat ukrainase

Artikuj të lidhur

Back to top button