BlogKryesoreKulture

Si e shkrova romanin “Shtatori i gjëmës së madhe”

Nga Skifter Këlliçi –

Në mëngjesin e datës 11 shtator të vitit 2001 ndodhesha në shtëpi në North
Quinzy, Boston. Befas nga lajmet që transmetonte CNN-ja, mësova se një avion I
linjës së brendshme kishte goditur njërën nga kullat Binjake në Nju Jork . Të ishte
incident? Jo, sepse pak me vonë një avion tjetër goditi kullën e dytë. Atëherë kuptova
se në këtë rast nuk ishte fjala për një incident, por për një akt të qëllimshëm dhe të
llahtarshem terrorist. Mësova pastaj se të dy avionët ishin rrëmbyer nga terroristë
fondamentalistë. Dhe këta terrristë ishin arabë.
Nuk dua te zgjatem në hollësi të tjera të ngjarjeve që pasuan, sepse ato i kam
përshkruar në faqet e romanit, që falë kujdesit te zotit Nasir Aijaz* u botua në 25 episode
faqet e revistës ‘Sindh Courier’, qw botohet nw Kara$i, ( Pakistan), të cilën ai drejton.
Por që atë ditë mua më lindi vagëllimthi ideja që të shkruaja një tregim të gjatë. Aq më
shumë qe aty nga mesdita e asaj dite nga emisionet e lajmeve radio-televizive mësuam
se këto akte terroriste ishin kryer me dijeninë dhe miratimin e kokës së terrorizmit
fondamentalist islamik, Bin Laden, i fshehur në atë periudhë diku në Malësite e
Afghanistanit. Por, sidoqftë, kjo ide mbeti e mjegulluar në mendjen time. Megjithëatë,
gjatë ditëve të tjera lexova me shumë vemendje gazetat e perditshme amerikane që na
vinin në aeroport dhe që i kushtoheshin kësaj tragjedie të papërfytyrueshme, e cila u
quajt thjesht 9/11.
U njoha kështu me historinë e talebanëve, me veprimtarinë kriminale të Bin Ladenit,
doktrinën e fondamentalisteve të predikuar prej tij, me historinë e Kullave Binjake, me
një atentat të tillë të përafërt që kishte ndodhur disa vjet më parë në njerën kullë. Por,
megjithatë nuk po arrija të gjeja fijet që do të me ndihmonin të ndërtoja ngrehinën e
kompozicionit dhe personazhet qe do të lëviznin në linjat e kësaj proze. Pastaj, i paaftë
që të gjeja ky$in për realizimin e kësaj pune të vështirë krijuese, hoqa dorë. Për javë
dhe muaj, edhe për disa vite prita që të lexoja ndonjë vepër letrare rreth 9/11. Në fakt u
botuan disa romane, por në asnjerën prej tyre nuk përshkruhej si ndodhi kjo tragjedi, si
mundwn terrorisët të kalonin aq të shpenguar nëpër një nga pikat e kontrollit të e
Terminalit B tw Aeroportit Ndërkombëtar Logan të Bostonit.
Në vitin 2005 regjisori i njohur amerikan Oliver Stone realizoi filmin e sukseshem WTC
(Wordl Trade Center), por edhe ky film i kushtohej vetëm heroizmit të zjarrfikësve,
shumë prej të cilëve, duke shpëtuar qindra e qindra njerëz nën rrënojat e Kullave
Binjake dhe ndërtesave perreth, dhanë jetën e tyre.
Erdhi kështu viti 2008. Përsëri në Amerikë dhe në botë u botuan libra kushtuar 9/11,
por pwrswri asnjë që të tregonte $'ndodhi në dy avionët të cilët goditën Kullat Binjake
gjatë kësaj tragjedie me përmasa te papërfytyrueshme.
Por një dite shfletova librin 'Shqiptarët e Amerikës', vepër madhore e Vehbi Bajramit,
gazetar dhe publicist i njohur nga Kosova dhe drejtor i gazetës shqiptare 'Illyria' që
botohet ne Nju Jork. Dhe, befas u ndala në kapitullin 'Shqiptarët që mbetën në
gërmdhat e 11 Shtatorit…'. Kisha dëgjuar per këtë shqiptarë, por nuk më kishte shkuar
kurrë ndërmend që ata, gjthsej tre në mes të afër 3000 viktimave në kullat Binjake, të
ishin personazhe të një vepre letrare. Ishin Frrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon
Dedvulaj nga krahinat shqiptare të Malit te Zi. Nëpërmjet tyre, do të zbërtheheshin linjat
e ngjarjeve qe kishin ndodhur ne Kullat Binjake, të cilëve do t'u shtoheshin edhe

personazhe të tjera…Por për të krijuar larmi, një nga ata të tre do të ishte nga Kosova,
një i dytë nga shqiptarët e Malit të Zi dhe i treti arbëresh, pra shqitarë që u vendosën në
Italinë e Jugut qysh në shekullin e 15-të, për t'i shpëtuar pushtimit turk , i cili si dy të
parët punonte xhamapastrues në katet e larta të Kullave Binjake.
Vendveprim tjetër ishte dhe njeri nga avionët që rrëmbehet nga terroristët, ku
personazhe kryesorej ane pesë prej tyre, dy stjurtesa, dy pilotët dhe disa pasagerë. Si$
dihet, asnjë prej tyre nuk është gjallë, sepse ky avion si dhe tjetri, që goditën Kullat
Binjake, u bënë pluhur dhe hi, por kuptohet se pasi kshin rrëmbyer një ose dy nga
stjuartesat terrristët kishin vrarë pilotët, kishin rrëmbyer avionin dhe me të kishin goditur
njerën kullë. Po kështu kishte ndodhur dhe në kullën e dytë.

Vendveprimi tjetër i libri do te ishte në një pikë kontrolli në Terminalit B, nga ku midis
punonjësve thuajse të tërë emigrantë, si$ kishin qenë në të vërtetë, ishte dhe Sokol
Kama ose, më saktë, isha unë, ish-gazetar i Radiotelevizionit Shqiptar. Atyre u
shtoheshin edhe terroistë arabë, ndër të cilët pesë prej tyre me emra të vërtetë të atyre
qw rrëmbyen njërin prej avionëve dhe së fundi Bin Ladeni si dhe arkitekti i këtyre
atentateve atentateve Mulla Omari, që jetonin diku ne guvat e malore të Afghanistanit.
Pasi studiova edhe materiale për njohjen edhe më të thellë të historisë së talebanëve
dhe terrorizmit islamik ne përgjithësi nga burimet në google, në pranverë të vitit 2008
nisa të shkruaja një roman me titull 'Shtatori i gjëmës së madhe'.
Mirëpo kishte një detaj qe nuk e dija. A kishte pasur në Kullat Binjake pika kontrolli?
Por ato tashme nuk ekzistonin. Atwherë shkova ne një nga rrokaqiejtë me të lartë të
Bostonit, takova atje një nga punonjësit e Sikuritise dhe pyeta nese ve$ tij ne katin e
parë të këtij rrokaqielli, a kishte në katet e mësipeme punonjës të tjerë sikuritie? Ai m'u
pergjigj se i shte i ri në këtë detyrë, kështu që unë duhej te pyesja shefin e tij dhe më
zgjati një kartvizite, ku ishin shënuar të dhënat e zyrës së Sikuritisë që mbulonte atë
rrokaqiell. M'u duk e tepërt të bëja këtë takim, ndaj nisa të shkruaja kapitujt e parë të
romanit.
Një paradite degjova të trokitura në derën e apartamentit. E hapa dhe pashë përballë
meje një mesoburre, veshur me rroba gjysmw ushtarake dhe gjysmë civile, fytyrë të
zbehtë dhe shikin depërtues, që pasi më përshëndeti më tha: "Vi nga FBI-ja. A mund të
bisedojmë pak së bashku?'. Natyrishte ftova të futej në dhomën e ndenjes. Pa e zgjatur,
më pyeti:"A keni shkuar filan ditë dhe filan orë në rrokaqiellin në rrugën Uashington Strit,
a keni hyrë në X rrokaqell, a keni kwrkuar nga punonjësi i Sikuritisë të dini…’. Pohova
me kokë. Perse?- më pyeti.

Atëherë u kujtova se cila ishte arsyeja që e kishte shtyrë këtë oficer të FBI-së të vinte
te më takonte. Isha nën mbikeqyrjen e saj. I shpjegova arsyen…I tregova se isha
shkrimtar se po shkruaja nje roman kushtur 9/11. Mora guxim gjithashtu t'i shpjegoja se
në rast se punonjësit e FBI-së dhe të FAA-aë, me regullore të re nuk do të lejonin që
pasagjerët të merrnin me vete në avion brisqe sado të vegjël, shishe me lëng aromatik,
shishe me pije alkoolike, gersherë etj., tragjedia nuk do të ndondodhte, sepse me mjete
të tilla terroristët kishin vrarë stuartesa, pilotët dhe kështu ishin bërë zotër të avionëve.
Ai pohoi vetëm me një lëvizje të lehtë të kokës dhe me tregoi dhe një foton në $astin
kur unë po bisdoja me punonjesin e Sikuritise në atë rrokaqiell, foto të cilën nuk ma dha
me gjithë kwrkesën time dhe u largua.

Disa muaj mw pas mbarova së shkruari romanin, qw u botua në maj tw vitit 2010 në
Shqipëri. Për fat të mirë u prit ngrohtësisht nga lexuesit. Këtu në Amerike kolegia ime amerikane Carrie Hooper, që ve$ disa gjuhëve të tjera, zotëron edhe gjuhën shqipe,
ripunoi përkthimin e përkthyeses shqiptare, Anita Muharremi nga Kosova dhe kështu
romani u botua nga Lulu Press . Kohët e fundit zotitNasir Ilijaz e botoi të tërin në
episode edhe në revistën Sindh Courier.

*Nasir Aijaz-i  është botues i revistës ‘Sindh Courier’ që botohet në gjuhën angleze në Karaçi, (Pakistan) dhe shperndahet ne 70 vende te botes.. Në 26 episode ai botoi romanin e shkrimtarit shqiptar Skifter Këlliçi “Shtatori i  i gjëmës së madhe”. Botuesi i njohur pakistanez ka kurreshtje të dijë si  është pritur botimi i romanit nga kjo revistë  në Shqipëri.

 

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button