Aktualitet/LajmeKronikKryesoreNdodhiPolitike

Shumica socialiste ne Parlament miraton ligjin, zgjerohen kompetencat e SHISH

Parlamenti miratoi këtë të enjte projektligjin e ri, me 72 vota pro të socialistëve, duke i hapur rrugë SHISH të mbledhë informacione jo vetëm brenda territorit, por dhe nga jashtë vendit kryesisht për aktivitetin e shërbimeve të huaja inteligjente, terrorizmin, ekstremizmin, krimet kundër mjedisit dhe përhapjen e armëve të dëmtimit në masë.

Madje, tashmë SHISH mund të merret specifikisht me kërcënimet hibride, sulmet kiberetike, kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike apo sulme që cënojnë infrastrukturën kritike të vendit.

Po ashtu, me këtë ligj SHISH-it i njihet e drejta për akses të kufizuar në bazat shtetërore të të dhënave, sipas funksioneve ligjore dhe përmes marrëveshjeve ndërinstitucionale.

Miratimi i këtij ligji, vjen në një moment kur qeveria shqiptare pretendon se Shqipëria është në qendër të luftës hibride, nga vende armiqësore, ndërkohë që ka patur protesta masive.

Artikuj të lidhur

Back to top button