BlogKryesoreKulture

Shumë rrathë ferri, para Anus Mundi

Nga Edi Lesi-

Të duket sikur e njeh këtë tipin, sikur ta kanë zënë sytë.

“Tek ai, ashtu si modelet famekeqe që ndiqte, sindroma e shkaktuar nga pushteti i tejzgjatur e i padiskutueshem, ishte mjaft e dukshme; ai kishte vizion të shtremberuar të botës, arrogance dogmatike, nevojë për adhurim, mberthim konvulsiv pas levave të komandimit, përbuzje ndaj ligjeve”.
Në fakt, nuk e ke parë asnjeherë. As e ke takuar. As të ka dalë përpara. Eshte komandanti i getos së Primo Levit në Lodz të Polonisë, përpara se ta çonin në Aushvic, ose Anus Mundi, siç njihet, pika e zhberjes, shfarosjes.
Dhe Lodzi, nuk ishte aspak më mirë. Uri kronike, mundim, tortura dhe shtypje e neperkembje 24 orë.
Tiparet e kapos që pershkruan Primo Levi në librin “Të mbyturit e të shpëtuarit”, mund t’i hasesh dhe sot, edhe pse drama si Holokausti besohet se njerëzimi s’do të kalojë më. Po për shkak se ide të rrezikshme e njerez malinj vijojnë tē qarkullojnë, këto ngjarje e data kujtohen në mbarë botën.
Holokausti mund të jetë nga ato kapituj me më shumë vemendje në histori, letersi, kinema.
Këto ditë u hap për vizitorët vila e shefit tē Aushvicit, ngjitur me murin rrethues tê kampit famëkeq. Kush e ka parë filmin “Zona e Interesit” e di mirë për çfarë behet fjalë. Një realizim tronditës që e sjell krimin njerezor, përmes shkujdesjes dhe lehtësisê, idilit të familjes së drejtuesit gjerman, që kalonte ditët e shqetesuar për lulet dhe mobiljet, vetem pak metra larg asaj hapsane, nga ku vinin britma të mbytura të hebrenjve që po dhunoheshin e jepnin shpirt në dhomat e gazit.
Librat e shkrimtarëve si Primo Levi, e Jean Amery, janë sak ndoshta drita më e gjallë që vjen nga ajo errësirë.
Të dy, njëri nga Torino, tjetri nga një qytet afër Vjenes, të rinj çifutë, kaluan një nga një rrathêt e ferrit që nga kapja, mbyllja në një vagon treni mbushur me qindra vetë, kampet e punës e deri në Aushvic.
U njohen dhe u bënë miq atje. Mbijetuan, dhe shkruan. Të dy ndoqen atë njihet ai dekantim i ngjarjeve dhe historisë. Zhveshja nga lengje të teperta. Botuan shumë vite pas Luftës së Dytë Botërore.
Dhe kanë vlera të padiskutueshme, duke qënë se një prej objektivave më tē konsoliduara të nazistëve ishte zhdukja e çdo prove se ato kapanone të rrethuara të vdekjes kanë ekzistuar.
Në një ditë si kjo, 80 vite më parë u çlirua Aushvici. Në dy librat e tjerë, “A është vallë njeri” dhe “Armëpushimi”, Primo Levi jep detaje nga ai eksperiment çnjerêzor, si dhe rrugen e kthimit.
Krime si ato te mendjeve të semura që planifikuan zhdukjen e një rrace apo etnie, zor se perseriten. Po si do ndiheshin sot Primo Levi dhe Jean Ameri po të shihnin pamje nga Gaza, ato sekuenca ku jo pak të mitur qendruan me garuzhde në dorë, në radhë, për javë të tera, teksa kazanët e ndihmave nuk mjaftonin.
Lufta disa mujore atje, e kaloi atë që Amos Oz e ka cilesuar si mosmarrëveshje për pronen e dy kombeve që kanë të drejtë. Shkoi pertej kufirit human. Nisi si e tillë me aktet e Hamasit, e u zmadhua me ushtri hebreje. Kujt do ja merrte mendja se pasardhês të atyre që provuan Holokaustin do të benin gjera sado pak të ngjashme. Ndaj, edhe më shumê të vijnë në kujtesë e në ndihmë, burra si Primo Levi e librat e tij.

Artikuj të lidhur

Back to top button