Aktualitet/LajmeBlogKryesoreNdodhiOpinionsRajoni

Shtypi grek në SHBA: Vizita e Guilfoyle dhe roli gjeostrategjik i Shqipërisë

Nga Beqir Sina

Mediat greko-amerikane në SHBA për takimin e Kimberly Guilfoyle me Edi Ramën, bazuar në raportimet e fundit, të shtypit greko-amerikane si The National Herald (gazeta kryesore greko-amerikane) dhe portale si Greek Reporter apo IBNA (Independent Balkan News Agency, me fokus grek dhe ballkanik) kanë mbuluar sot vizitën misterioze në Tiranë (11-12 mars 2026), dhe takimin në mesnatë me kryemnistrin Rama.

Por mbulimi duket se është ende i kufizuar dhe jo shumë i thellë, kryesisht duke e lidhur me interesat gjeostrategjike SHBA-NATO në Shqipëri, pa detaje të reja zyrtare.

Kimberly Guilfoyle, 56-vjeçare, ish-prokurore, ish-prezantuese në Fox News, ish-bashkëshortja e Gavin Newsom dhe ish-e fejuara e Donald Trump Jr., vetëm për nji vjet, u emërua Ambasadore e SHBA-së në Greqi nga Presidenti Trump në fund të 2024-s. Ajo u konfirmua nga Senati në shtator 2025 dhe filloi punën në Athinë në nëntor 2025. Si gruaja e parë në këtë post, ambasadore e SHBA në Athinë, ajo ka sjellë një stil të ri në diplomacinë amerikane, publicitet të lartë, veshje të guximshme(extravagante) dhe diplomaci agresive pro-interesave amerikane.

Që nga ardhja, Guilfoyle ka tërhequr vëmendje masive në media greke dhe ndërkombëtare.

Ajo është paraqitur në kisha ortodokse, ndeshje basketbolli në Greqi , parlamentin grek, madje ka mbajtur pishtarin olimpik drejt Lojërave Dimërore 2026 në Itali. Por pika kulmore e debatit për veshje ndodhi më 25 nëntor 2025, gjatë darkës së Falënderimeve (Thanksgiving) në Athinë, organizuar nga Dhoma Amerikano-Hellene e Tregtisë dhe klubi Propeller.

Ajo mbajti një fustan të zi të gjatë, të ngushtë, plotësisht transparent me dantella (sheer black lace gown), që linte pak imagjinatë, me mëngë të gjata, jakë dhe zbukurime, por i shoqëruar me bodysuit ngjyrë lëkure poshtë. Kur u ngjit në podium për fjalim, dritat zbuluan siluetën e këmbëve, duke e bërë pamjen edhe më provokuese.

Ajo duhej ndihmuar për të ecur nga ngushtësia e fustanit.

Reagimet ishin të ndara, disa e lavdëruan për vetëbesim dhe stil modern, por shumica e kritikuan si të papërshtatshme për një ambasadore në event zyrtar diplomatik. Komente në rrjete sociale e quajtën “si “preformanc” në klub nate”, “si të duken të brendshmet” ose “si lingerie”, duke ngritur pyetje për seriozitetin diplomatik dhe protokollin.

Disa thanë se dukej më shumë si Kardashian sesa si përfaqësuese e SHBA-së. Ky incident u shoqërua me debate më të gjera për sfondin e saj jo-diplomatik (pa përvojë të gjerë në marrëdhënie ndërkombëtare, por me lidhje personale me Trump-in).

Ky stil “i guximshëm” ka qenë pjesë e qasjes së saj, që të injektojë transparencë dhe publicitet në diplomaci tradicionale. Por ka krijuar edhe tensione gjeopolitike.

Guilfoyle ka kritikuar ashpër praninë kineze në Portin e Pireut, portin më të madh në Greqi, të operuar nga kompania shtetërore kineze COSCO (me 67% aksione që nga 2021). Ajo e ka quajtur këtë “fatkeqe” dhe ka sugjeruar që Greqia të kërkojë aleanca të tjera, të rrisë investimet amerikane apo madje të shesë portin për të balancuar ndikimin kinez.

Këto komente shkaktuan përgjigje të fortë nga Pekini. Aqsa ambasada kineze në Athinë e akuzoi për “ndërhyrje serioze në punët e brendshme të Greqisë”, “mentalitet të Luftës së Ftohtë”, “logjikë hegjemone” dhe “shpifje ndaj bashkëpunimit normal Sino-Grek”. Kina shkruajti shtypi grek mbron investimin si model suksesi që ka zhvilluar portin dhe ekonomi, duke paralajmëruar kërcënim për stabilitetin rajonal.

Ky debat vjen në kohë kur SHBA-ja shtyn interesa energjetike në Mesdhe (diversifikim gazi nga Rusia/Kina), dhe Greqia është aleat kyç i NATO-s. Kritikët grekë e akuzojnë Guilfoyle për presion të rëndë dhe komente fyese të vjetra (si në 2015, kur grekët i quajti “freeloaders” që duhen ndëshkuar “si kafshë të patrajnuar”).

Vizita misterioze në Tiranë (11-12 mars 2026):

Më 11 mars në mbrëmje, Guilfoyle, u filmua nga një aparat telefoni(amator) teksa ajo u takua me Edi Ramën në zyrën e tij në Tiranë, vizitë, kjo e paparalajmëruar, pa njoftim zyrtar nga Ambasada amerikane apo Kryeministria. Ajo shkoi edhe pa shoqëruesin e zakonshëm (Chargé d’Affaires) që duhet të ketë me vete zyrtarisht.

Në takim thuhet se ishte i pranishëm edhe biznesmeni grek Alexandros Exarchou (CEO i AKTOR), duke lënë të kuptohet edhe dimension biznesi.

Video “rastësore” nga sheshi pranë Piramidës dhe para kryeministrisë tregojnë Ramën duke e pritur jashtë me përqafime të ngrohta.

Takimi zgjati disa orë, larg syve të publikut.

Spekulimet lidhen me energjinë (FSRU gaz në Shqipëri), dhe porto Romano-Durrës si bazë NATO, Pashaliman, aeroporti Kuçovë dhe korridori VIII për siguri rajonale dhe diversifikim energjetik kundër Rusisë/Kinës.

Ndërsa, veshja e saj “provokuese” (fustan i shkurtër) u kritikua si e papërshtatshme.

Çfarë shkruajnë sot gazetat dhe mediat greko-amerikane në SHBA për takimin “misterioz” me Edi Ramën:

Sot (13 mars 2026), mediat greko-amerikane si The National Herald dhe portale si IBNA (me fokus grek-ballkanik) po e mbulojnë takimin si një zhvillim gjeostrategjik të rëndësishëm për interesat amerikane në Ballkan.

IBNA ka një artikull të detajuar: “The meeting between Kimberly Guilfoyle and Edi Rama in Tirana and the U.S.–NATO geostrategic footprint in Albania”,- “Takimi midis Kimberly Guilfoyle dhe Edi Ramës në Tiranë dhe gjurma gjeostrategjike SHBA-NATO në Shqipëri”, duke theksuar se vizita forcon praninë SHBA-NATO në Shqipëri, sidomos në Porto Romano(Durres), baza ushtarake dhe energjitike, si kundërpeshë ndaj ndikimeve të tjera.

The National Herald e përmend në kontekstin e marrëdhënieve rajonale, duke e lidhur me vizita të mëparshme, dhe duke spekuluar për mesazhe direkte nga Trump-i përmes Guilfoyle-s, “zonjës së hekurt” të besuar të tij.

Mbulimi greko amerikan që konsiderohet se është neutral-analitik, është pa detaje të reja zyrtare (duke parë se ende ka një heshtje nga Uashingtoni dhe Tirana).. Por ajo thekson se kjo tregon zgjerimin e rolit të saj si Ambasadore nga Greqia në të gjithë rajonin, me fokus te siguria energjetike dhe NATO.

Disa portale greke si Gazeta Express (në shqip/anglisht) e quajnë “vizitë misterioze”, por pa kritika të forta nga ana greko-amerikane. Kjo vizitë sipas shtypit zgjeron ndikimin e Guilfoyle nga Greqia në të gjithë Ballkanin, duke forcuar praninë amerikane kundër ndikimeve të tjera (si Kina në infrastrukturë).Në përgjithësi, ajo shihet si hap pozitiv për aleancat amerikane, jo si krizë.

Në përfundim, sipas shtypit grek në amerikë roli i Guilfoyle, është atipik: modë guximshme, publicitet dhe diplomaci agresive. Takimi me Ramën zgjeron ndikimin e saj në Ballkan, duke lidhur Greqinë, Shqipërinë dhe prioritetet e Trump-it.

 

Artikuj të lidhur

Back to top button