Ndodhet vetem 40 minuta larg qytetit të Kukësit, por në 5 kilometrat e fundit udhëtimi vështirësohet, pasi rruga është e paasfaltuar.
Disa fshatra të bashkisë Has ka kohë që kanë mbetur pa asnjë banorë. Njëri prej tyre është Pusi i Thatë, ku banori i fundit u shpërngul pak ditë më parë. Arsyeja e braktisjes është mungesa e infrastrukturës, shkollimit, shërbimeve shëndetësore dhe terreni i ashpër malor.
Në shpatin juglindor të malit të Pashtrikut, shtrihet fshati “Pusi i Thatë”. Çatitë e drurit po bien njëra pas tjetrës, muret prej guri po shemben. Pamja është e trishtueshme. Në fshat nuk dëgjohet asnjë zë, veç fëshfërima e pyllit.
“Deri para viteve ‘90 jetonin 45 famile, ndërsa aktualisht ky fshat është braktisur totalisht. Shumica kanë shkuar në Tiranë e Durrës por edhe jashtë”