Aktualitet/LajmeSport

Shqiptarët bëjnë “namin” për biletat, tifozët kuqezinj më aktivët për Euro 2024

Tashmë nuk është më një sekret, dihet botërisht që jemi më të zjarrtit.

Tifozët shqiptarë kanë bërë namin në tregun elektronik për të siguruar një biletë për ndeshjet e Euro 2024.

UEFA informon se kuqezinjtë kanë qenë tepër aktivë në aplikimin e tyre, po ashtu si tifozët vendas të Gjermanisë, si dhe ata të Turqisë, Hungarisë, Anglisë dhe Kroacisë.

Kombëtarja shqiptare u kualifikua për herë të dytë në histori në finalet e një Kampionati Europian, dhe kjo ka rritur entuziazmin e publikut, me miliona shqiptarë që jetojnë në Europë, që nga Greqia, Italia, Gjermania, Zvicra apo vende të tjera.

Kjo gjë, pra fakti që jetojnë në vendet e BE, i ndihmon shqiptarët për të siguruar më shumë bileta. UEFA informon se kërkesat në total janë tepër të larta. Në fazën e parë në tetor, kur u vunë në dispozicion 1.2 milionë hyrëse në stadiume, aplikuan 20 milionë njerëz. Rritja ishte e madhe për periudhën e dytë nga 2 deri në 12 dhjetor, me plot 30 milionë aplikues nga 206 vende të botës.

Në krahasim me fazën e parë ka rritje të numrit të tifozëve jashtë Gjermanisë, nga 35 në 59 për qind, e kjo padyshim për shkak se u morën vesh ekipet e kualifikuara.

Interesimi është tepër i madh për biletat në vendet më të mira në stadiume, ndërsa pritet që UEFA të organizojë një llotari për biletat që nuk do të kërkohen.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button