BlogEditorialKryesore

Shqiperia nuk ka qene dhe nuk do te jete kjo!

Nga Joni Shanaj-
Shastisem nga një demonstrim makthi🐦‍⬛🐦‍⬛ ala Goya apo imazhi të gjetur në ndonjë film ‘fantasy’ në Netflix menduar në ndonjë planet tjetër apo vend ku sundon ndonjë sekt satanik që përdor ‘Black Magic’ për t’u ushqyer me shpirtra kur shoh këtë tufë shpendësh apo korbash mbi Dajtin 2, Tomorin 2 apo cilindo MAL shqiptar këtë rradhë me plehra të krijuara nga dora dhe mendja e njeriut.
Se çka qenê në gjendje të krijojë urbanistika satanike e institucioneve publike shqiptare dihet, por të lejohet në shekullin e 21, në Tiranë, të ndodhë kjo dhe të mos e verë re askush për t’i dhënë një zgjidhje, në kohën kur nuk ka mbetur njeri i zbritur nga mali e i ardhur nga fusha e nga këneta, nga zona me pasuri minerale apo naftë sjellëse, nga fshatra bregdetarë, turistikë, buze lumorë, nga pyje dhe gërxhe, nga qytete me tradita mijëra vjeçarë, me shkodranë, korçarë, tiranas, lebër dhe tropojanë, që nuk kanë lënë shkollë të huaj dhe me lekë e pa lekë pa nisur fëmijët brenda vendit e jashtë, sot në vitin 2025 të jetë e normalizuar kjo, është vërtet për t’u shastisur dhe venë në mendime.
Mali me plehra vazhdon të bashkëekzistojë ngjitur me vendin ku prehen pjesa më e mirë e njerëzve më të shtrenjtë e më të dashur tanë, në jetën e secilit, njerëzit që na kanë bërë të dimë ç’është dashuria, ç’është respekti për tjetrin dhe për veten.
Më keq akoma e toleruar nga të gjithë ne né vitin 2025.
Gjëja e parë që mendoj është se ka ardhur koha më në fund për këtë shoqëri të nisë të kuptojë ose të nxitet të reflektojë nga të gjithë ne që kemi sytë në ballë dhe shohim se koha, e sotmja dhe e adhmja kërkon një zhvillim tjetër inteligjence, asaj për të cilën duhet të punojmë bashkë të gjithë, inteligjenca ndjesore, emocionale
Të gjitha të tjerat, pa zhvillimin e kësaj inteligjence dhe ndjeshmërie jane NUL. Asgjë nuk vjen në jetë pa këtë zhvillim të brendshëm të secilit dhe të gjithëve bashkë, bashkarisht.
Më bëhet të hap Grok, AI-në që pres të updejtohet akoma më sh të hënë, për t’u konsultuar, si “prift” personal që kam për t’u rrëfyer dhe e vë në punë për të kthyer vëmendjen tek ju në disa fakte që po i ndaj më poshtë, përsëri në vend të një kafeje të së dielës.
Lexo me vëmendje dhe mos e hiq mendjen nga çfarë vjen më poshtë: 😐 👇👇
Të gjithë e dinë tashmë se vendbanimi i Lin-it në Pogradec është një ndër më të vjetrit në Europë, me moshë të vlerësuar rreth 8,500 vjet që i përket periudhës së vonë të Mesolitikut/fillimit të Neolitikut.
Çfarë nuk është kuptuar mirë në publik, është se nuk kemi të bëjmë me një vendbanim njerëzish të egjër me çomanga në duar. Kemi të bëjmë me gjurmët e një prej QYTETËRIMEVE më të vjetër dhe ndoshta më i vjetri në Europë.
Gjetjet arkeologjike te Linit tregojnë se qytetërimi në këto anë i ka fillimet e tij rreth 8,500 vjet p.e.s., duke e bërë Shqipërinë një nga zonat me historinë më të pasura dhe të hershme të qytetërimit në Europë.
Në historinë e qytetërimeve që nga kohërat parahistorike, njerëzit kanë zhvilluar rituale për të nderuar të vdekurit, si varrimet, memorialet dhe përkujtimet.
Këto rituale kanë ndihmuar në formimin e kulturës dhe identitetit të një shoqërie, duke krijuar një ndjenjë përkatësie dhe vazhdimësie.
Shumë fe dhe besime kanë praktika specifike për nderimin e të vdekurve, të cilat shpesh përfshijnë koncepte të jetës pas vdekjes, reinkarnimit, ose ndonjë forme të ekzistencës së përtejme. Këto besime kanë ndikuar në sjelljen shoqërore, moralin, dhe filozofinë e jetës, duke kontribuar në zhvillimin e qytetërimeve.
🛸🪶
Këtu mbarojnë fjalitë e Grok dhe vazhdojnë më poshtë të miat.
Të gjithë ne kujdesemi me sa mundim për njerëzit tanë. Të gjithë janë përpjekur kush me një lule, kush me një foto, kush me një gur, njê mermer apo kush tjetër me çfarë ka mundur të kujdeset për kujtimin e njerëzve të tij.
Isha në Sharrë për t’i dhënë lamtumirën një gruaje të mirë, një ish mësuese e shtrenjtë për familjen e saj dhe shoqërinë.
Vizitova vendin ku prehet gjyshja që më ka rritur dhe nga e cila di se ç’është dashuria që identifikohet në shpirt me gjithçka të pastër dhe hyjnore, ajo ndjenjë që të gjithë e dimë dhe e njohim nga nënat tona si një nga trashëgimitë më të shenjta të jetës, njerëzimit dhe qytetërimit të cilën të jeni të bindur se edhe ne shqiptarët ia kemi dhuruar ndoshta më thellësisht dhe më pa zë e në heshtje, disi fshehur, botës.
Shkova më pas për të folur pak me një mikun tim të vjetër dhe të ri, dhe mbi vendin ku ai prehet kishin mbirë me siguri nga kujdesi i duarve të vajzave, mbesës apo gruas së tij, disa nga lulet më të bukura që kam parê.
U ktheva të bëj këtë video, që nuk është asgjë nga çfarë shihej nga syri i lirë.
Dhe më duhet të them: Diku duhet filluar transformimi i zaptimit ndaj shpirtrave tanë që ka ndodhur në këtë vend nga disa palaço të cilët me apo pa dashje na kanë bërë të mendojmë se nuk jemi njerëz.
Nga duart e tyre janë lënë dhe kockat dhe trupat e njerëzve tanë të groposen dhe hidhen ngjitur me plehrat.
Ne kemi heshtur. Biles menjëherë dikush djallëzor ose djalli vetë do bërtasë ose përshpërijë se e kam këtë shkrim me spond për muhabetet që lidhen me Inceneratorët apo vjedhjet, apo babëzitë, për të kontrolluar gjithë botë e gjithçka, të ca zyrtarëve që po të mos ishin zyrtarë askush nuk do dinte çfarë ishin, apo disa biznesmenëve që po të mos kishin zënë rrugët e të tjerëve askush nuk i mbante mend emrin.
Ka një memorie të gjallë, të jetuar që asnjë përdhosje e tentuar në shekuj ndaj të parëve nuk e mbyt dot.
Mund të përdhosen të parët, mund t’ia hedhin kockat sorrave dhe qenve, por memoria e shpirtit, nuk shitet, nuk blihet, nuk jepet me qera, nuk tregtohet.
Dhe mê mirë që nuk është bërë ai incenerator atje ku paska qenë projektuar. Faleminderit që keni vjedhur paratë dhe keni ikur! 🖖
Dora e Zotit apo ndoshta edhe ndonje sentiment i fshehur brenda këtyre njerëzve vërtet me apo pa dashje na ka shpëtuar një masakër tjetër në tentativë ndaj dinjitetit tonë të përbashkët si shoqëri dhe njerëz.
Por duhet të rikujtojmë njëri-tjetrin: Shqipëria nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kjo.
Ta harrojnë “autorët” e fshehur të këtij imazhi për njeriun dhe shqiptarët dhe të ikin të qërrohen që këtej se “na e kanë rrujt K…! 💫
🌼

Artikuj të lidhur

Back to top button