Aktualitet/LajmePolitike

Shpëtim Idrizi publikon dokumentin: Hidrauliku Fredi Beleri, i dënuar me 3 vite burg për poshtërim të Shqipërisë

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar në emisionin “Top Story” ku u fol për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, publikoi dokumentin kur kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri pranonte se ishte dënuar me 3 vite burg për poshtërim të Republikës së Shqipërisë.

Dokumentin që paraqiti, Idrizi u shpreh se e kishte marrë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku vetë Beleri ka shkruar se ishte dënuar me 3 vite burg për poshtërim të republikës por nuk kishte bërë asnjë ditë burg.

“Tetë muaj para zgjedhjeve lokale u dëgjua që mund të isht Fredi Beleri kandidat për bashkinë e Himarës. Kam reaguar nga të parët sepse më bëri përshtypje që një njeri me kaq ngarkesa për ne për shkak të rekordeve të tij.

Një njeri që në deklarimin e tij në KQZ thoshte se është i dënuar me 3 vite me vendim të formës së prerë për poshtërim të republikës dhe simboleve të saj. Po të doni ua tregoj. (Nxjerr dokumentin). Ja ku e keni formularin e firmosur nga vetë Beleri. Po flasim për një njeri i cili është i dënuar nga gjykata e Apelit për poshtërim të Republikës e simboleve të saj dhe thirrje e urrejtje nacionale”– u shpreh Idrizi.

Gjithashtu, kreu i PDIU shton se në deklarim Beleri ka pranuar se është dënuar për armëmbajtje pa leje lidhur me masakrën e Peshkëpisë dhe se formimi i tij më i mirë është hidraulik.

“E kam marrë nga KQZ këtë, formimi im më i mirë është hidraulik shkruan. Është i dënuar për armëmbajtje pa leje për akuzën për masakrën e Peshkëpisë”– shtoi më tej Idrizi.

Fredi Beleri u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme nën akuzën e shitblerjes së votës për zgjedhjet vendore të 14 majit, ku dy ditë para mbajtjes së tyre, u kap në flagrancë duke i ofruar një qytetari në Himarë 40 mijë lekë në këmbim të 8 votave.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button