Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

Shpërthen dhuna në protestën greke për reformën në arsim

Policia greke hodhi gaz lotsjellës dhe u përplas me protestuesit jashtë parlamentit gjatë demonstratave kundër planeve për të lejuar universitetet e huaja private në vend.

Mijëra studentë dhe demonstrues marshuan në Athinën, disa prej të cilëve mbanin pankarta ku lexohej: “Jo privatizimit të arsimit publik!”

Qeveria e Mitsotakis ka hartuar një projekt-ligj për reformën në arsim, i cili hap derën për institucionet që ajo thotë se do të funksionojnë si degë të universiteteve të huaja.Kritikët thonë se masa do të zhvlerësojë diplomat nga universitetet publike të Greqisë dhe do të reduktojë më tej fondet shtetërore për arsimin publik.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button