Aktualitet/LajmeBlogKryesoreNdodhiRajoni

Shoqja helvetike e shqiponjës shqiptare: Simboli i komunës Simplon, kantoni i Wallisit, Zvicër

Nga Enver Robelli-

Qafa e Simplonit (Simplonpass) ndodhet në lartësinë 2005 metra mbi nivelin e detit dhe lidh Zvicrën, nga qyteti Brig i Wallisit, me Domodosolën në Itali. Kjo qafë malore, e hapur gjatë gjithë vitit, është një nga kalimet më të bukura alpine.

Shqiponja e Simplonit, e lartë 9 metra, qëndron si simbol i vigjilencës në kujtim të “Rojës në Simplon”, e cila i referohet mobilizimit të ushtrisë zvicerane për mbrojtjen e kufirit në Qafën e Simplonit gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939–1945). Për alpinistët, Simploni ofron një panoramë malore fantastike.

Fshati Simplon (Simplon Dorf) është ndër fshatrat më të bukura të Zvicrës. Çatitë prej guri të kujtojnë Italinë fqinje, ndërsa qendra e fshatit është e rrethuar nga ndërtesa historike. Në këtë fshat malor të qetë gjenden një furrë buke tradicionale, një bulmetore, hotele dhe restorante.

Artikuj të lidhur

Back to top button