BlogEditorialKryesore

Shoqeria shqiptare sot dhe neser.

 

Nga Buron Kaceli-
Një piktor si unë, i rikthyer tek piktura dhe i përkushtu artit që kur u ndava nga të qenurit aktiv në politikë prej me se 20 vitesh , me ç’duket nuk mund të qëndroj pa ju qasur disi politikës, së paku si i tillë , idealisht.
Kështu, mendoj që shoqeria jonë po përjeton një mungese të madhe sigurie, ku edhe egzistenca fiktive e saj na mban të kënaqur. E në situatën ku jemi, megjithë përpjekjet e disa personaliteteve vullnet mirë në skakieren politike, jemi të përshtatur keq me mungesën reale të reagimit si shoqëri.
Ndërgjegjësimi për të kuptuar gjëndjen ku jemi është minimal. Klasa politike në pergjithesi ka dështuar përderisa jo rrallë dëgjohen zëra ti drejtohen dhe kujtojnë si për më të mirë regjimin e kaluar.
Nëse do të ndërgjegjësohej shoqëria jonë, hapi i parë mendoj të ishte qe të harronte përkohësisht partitë, organizatat, shoqatat e shoqërite, farefisnitë e miqësitë, dhe të kërkonte këmbëngultazi të zgjidhte një bashkësi individësh pavarësisht përkatësive partiake e bindjeve politike, një bashkësi personalitetesh të moralshëm e të ditur, të cilët nuk mungojnë e që do të ishin të gatshëm e të përkushtuar për nxjerrjen e shoqërisë sonë nga bataku ku ka rënë.
Hapi i dytë mendoj që do të ishte kërkimi për një mbështetje më të drejtpërdrejtë dhe direkte prej një demokracie të konsoliduar të një shteti të fuqishëm e dashamirës sic është SHBA.-ja, ky shtet që i ka dëshmuar historikisht kombit tonë përkrahje e që pa mbështetjen e të cilit, e them shpesh, do të kishim harruar shqipen tonë të shenjtë si edhe ka ndodh në disa krahina shqiptare që mbeten jashte e larg.
Përndryshe, mendoj që ajo që po vazhdon e qe e kemi quajtur tranzicion , që do të ishte duhur te qe një tranzicion drejt progresit, do të vazhdojë, por drejt përkeqësimit, po me kete lufte politike qe vetem politike ne sherbim te vendit nuk arrin te jete sic duhet, po me kete mungese sigurie dhe po me kete nivel te ulet jetese kur jemi nje nga vendet ma te begata per natyren dhe pasurite nentoksore qe kemi.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button