
Ilir Proda është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vendimi është marrë sot nga Kryeministri Edi Rama, duke sjellë ndryshime në drejtimin e institucionit më të lartë të rendit në vend.
Vendimi u mor pas protestës së opozitës ku nuk u garantua siguria e qytetarëve.
Sipas burimeve, vendimi për largimin e Prodës është ekzekutuar menjëherë.
Në vend të tij është komanduar zëvendësi, Sokol Bizhga, i cili do të mbajë përkohësisht detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit deri në një vendim të dytë për emërimin e drejtuesit të ri, ndonese Bizhga e ka perfunduar ciklin e karrieres se vet dhe sidomos ne kohet e fundit eshte i paraqitur si problematik ne marredheniet mes Policise se Shtetit dhe lriise se sjelljes ne te drejtat e opozitarizmit.
Gjithashtu është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.
Ilir Proda, 43 vjeç, u propozua për këtë post ne nje rrethane te pakuptimte dhe qe u perfol paraprakisht si i zgjedhur verbalisht nga krere te strukturave kriminale ne Elbasan, raportuar edhe ne media, por qe u formalizua si propozim zyrtar nga ministri Hoxha më 30 Shtator 2024. Propozimi iu dërgua Kryeministrit Edi rama për firmosje.
Ilir Proda pasoi në këtë detyrë Muhamet Rrumbullakun, në vitin 2002 nisi studimet në Akademinë e Sigurisë, deri në vitin 2005, kohë kur u emërua specialist pranë Komisariatit 3 në Tiranë, ku qëndroi për 6 vite. Më pas karriera e tij ka vijuar në disa komisariate, struktura hetimore dhe disa drejtori qarqesh dhe në Mars të 2023 është emëruar në krye të Policisë së Elbasanit.
Por karriera e tij në polici nuk ka qenë shumë e ndritur pasi në vitin 2024 me vendim të SPAK, celulari i tij është sekuestruar si pjesë e një hetimi për dekonspirimin e dyshuar të një operacioni. Dyshimet për dekonspirim u ngritën pasi nga 33 urdhër- arreste të lëshuara kundër njërës prej organizatave kriminale më të rrezikshme në vend, Çopja, u ekzekutuan vetëm 13 masa sigurie ndërsa pjesa tjetër i shpëtoi prangave.
Ish drejtuesi i forcave ushtarake, per floten detare, i cili njihet si nje nder denocuesit me aktive ne rrjetet sociale dhe ne media i aferave te ndryshme qe kane te bejne me boten kriminale dhe pasurite kombetare detare dhe atyre te mbrojtjes, ne reagimin e vet publik per kete shkarkim shprehet:
“Ahaha. Shkarkohet Proda! Historia si gjithë të tjerat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda.
Rama të vuri dosjen përpara dhe të emëroi. Mbaroi punë dhe të shkarkohoi. Dosja prap ngeli mbi tavolinë e Ramës. Vetëm se ta mbyll gojën. Mendon se do harrohesh. Ligji nuk harron. Dhe vjen një ditë avokati porisit dy paketa cigare.”…

Shkarkimi i Ilir Prodes sot, këtë të diel, nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, eshte bashkeshoqeruar me ilaritet ne disa prej mediave te cilat lajmin e kane raportuar jo si shkarkim, por si dorehqeje. Ne fakt eshte i paster shkarkim zyrtar.
Ndërkohë shkarkimi i Prodës nga detyra vjen pak ditë pas valës së shkarkimeve në qeveri, ku u larguan Elisa Spiropali, Belinda Balluku, dhe Pirro Vëngu, këta të fundit të akuzuar për përfshirje në skandale dhe afera miliona euro.
Burime nga reportere te redaksive te kronikes dhe investigimit te krimeve bejne me dije se Proda eshte nje nder autoritetet policore me me teper dyshime per lidhje dhe komunikime me eksponente te botes se krimit, sidomos te strukturave te krimit te organizuar.
Shume prej emerimeve te firmosura prej tij ne sektore te rendesishem te Policise se Shtetit jane nen vezhgimin dhe dyshimete partnereve. ne ditet e ardhme pritet qe shume prej letyre emerimeve te ndryshohen. Nderkohe qe ndryshimi i ministrit te Brendshem, do te zhbeje edhe vendimin e kryeministrit rama per kufizimin e atributeve te Ministres se Brendshme ne marredhenien me Drejtorin e Pergjithshem te Policise se shtetit, si ne rastin e zonjes Albana Kociu e\se ciles iu dhane si atribute ne menyre te pazakonte vetem fokusi i adresave dhe i ceshtjeve administrative, duke iu ndaluar cdo autoritet ne raport me Policine e Shtetit.



