Aktualitet/LajmeBotaKryesoreNdodhiPolitike

Sherbimi sekret britanik me nje shefe te re, quhet Blaise Metreweli

Nga Bahri Cani-

Deri tani i kemi njohur këto gjëra vetëm nga filmat e James Bond – që një grua të jetë shefe e shërbimit sekret britanik. Por tani vërtet për herë të parë është emëruar një grua në krye të shërbimit sekret britanik MI6.
Ajo është Blaise Metreweli, e cila këtë detyrë do ta marrë në vjeshtë, në vend të shefit të tanishëm Richard Moore.
Blaise Metreweli është aktualisht drejtoreshë e teknologjisë dhe inovacionit në MI6, e njohur si “Q”.
Interesante është që kryeministri britanik Keir Starmer ka vendosur që pikërisht në këto kohëra, në kohërat e sfidave shumë të mëdha të sigurisë, të emërojë për herë të parë një grua në krye të shërbimit serket. Starmer e quajti këtë si një vendim të rëndësishëm, në një kohë sfidash të mëdha duke përfshirë edhe kërcënimet kibernetike (që më së shumti vijnë nga Rusia por edhe Kina dhe vendet e tjera) si dhepraninë e anijeve të huaja për spiunim në ujërat britanike.
Karrierën në shërbimet sekrete e ka filluar në vitin 1999 dhe ka punuar në MI6, por edhe MI5 (shërbimi i brendshëm sekret).

Artikuj të lidhur

Back to top button