Aktualitet/LajmeBlogBotaIntervistaKryesoreNdodhiOpinions

Seminari 4 ditor top-secret në zemër të Romës dhe profecia e frikshme e ideologut miliarder Peter Thiel

E ftuar në SYRI I BOTËS në SYRI TV me Dori Dakën, gazetarja shqiptare në Itali, Alba Kepi hodhi dritë mbi një seminar 4 ditor top-secret në zemër të Romës, larg syrit të publikut, me miliarderin dhe ideologun kontrovers Peter Thiel.
Kepi theksoi se të ftuarit ishin një grup i përzgjedhur filozofësh, akademikësh, analistësh politikë dhe financierësh, të cilët u mblodhën nën kushte të rrepta, pa asnjë filmim, asnjë regjistrim, asnjë informacion nuk duhej të dilte jashtë mureve të Pallatit historik Taverna.
Sipas gazetares, me gjithë këto masa të marra, misteri u thye kur mediat italiane publikuan një audio-regjistrim të fshehtë nga fjalimi kryesor i Thiel, duke zbuluar një vizion apokaliptik për botën, ku në qendër të fjalimit ishte një temë e fuqishme: identifikimi i “antikrishtit” modern.
Në audiopërgjimin e publikuar, Thiel tregon se antikrishti nuk është një figurë e vetme, por një sërë forcash që kërcënojnë rendin botëror.
Ai e nisi listën me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, duke e konsideruar atë si një kërcënim madhor. Por koncepti i tij shkon më tej, duke përfshirë një “person publik politik”, i cili do të bashkojë humanizmin drejt një superfuqie që do të çojë në apokalips.
Kepi u shpreh se në planin gjeopolitik, Thiel e sheh botën përmes një lenteje të qartë: konflikti real nuk është në Ukrainë apo Iran, por në kundërshtinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Alba Kepi: Kush është Peter Thiel? Është dhe kryefjala e mjaft agjencive italiane të informacionit, mediave, kanaleve televizive, programeve televizive, pasi tashmë nuk ka qëndruar në Romë pak, ka qëndruar plot katër ditë. Katër ditë leksione ku ka mbledhur filozofë, ka mbledhur persona, ka mbledhur akademikë, ka mbledhur analistë të politikës, pak gazetarë nga e djathta italiane, konsulentë, financierë dhe katër ditë top secret. Askush nuk mund të filmonte, nuk mund të regjistronte, nuk mund të bënte dhe nuk mund të përcillte çfarë ka ndodhur në këto katër ditë romane të miliarderit amerikan. Por megjithatë, është lajmi i sotëm dhe mendoj se vlen shumë dhe për ekskluzivitetin e emisionit tuaj, pasi sot mediat italiane kanë publikuar një audio, që do të thotë se dikush nga të ftuarit i ka shkelur këto rregulla dhe ka mundur të publikojë një pjesë, disa sekonda ose disa minuta të asaj që ka qenë kryefjala e këtyre katër ditëve, pra, i shumëprituri fjalimi i Peter Thiel. Dhe në këtë fjalim të tillë të tij, ai e nis pikërisht me antikrishtin, me atë që është dhe baza e gjithë ideologjisë së tij. Për të antikrishti është Xi Jinping, udhëheqësi i Kinës. Për të antikrishti është një person publik, politik, i cili do të bashkojë humanizmin drejt një superfuqie që do të çojë në apokalips. Por dhe kur prezantohet këtë temë, ju thatë se u mblodh në Romë në një pallat historik, Pallatin Taverna. Dhe gjetja e këtij pallati nuk qe e rastësishme. Është Pallati Taverna, i cili citohet në ferrin e Dantes, i cili kishte për pelegrinët në atë lartin 1500, drejt udhëtimit të tyre në Vatikan, drejt vitit jubilar të proklamuar në atë epokë. Dhe kjo vendgjetje ishte pikërisht ndoshta e frymëzuar nga ajo çka ai proklamonte. Por kush është ai? Jo vetëm miliarderi i cili mbështet maganizmin, që ka krijuar dhe numrin dy të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vance, pasi ai ka qenë një nga punonjësit e tij, që ka në qeverinë e Trump si nënsekretarin e shtetit. Sa i takon kriptovalutës, sa i takon zëvendësministrit të Shëndetësisë, sa i takon inteligjencës artificiale, pra ka vendosur të besuarit e tij brenda qeverisë Trump. Dhe në këto minuta që mediat italiane kanë transmetuar sot, ai thotë se sa i takon çështjes gjeopolitike, problemi nuk është as Ukraina, as Irani, por problemi është lufta, kundërshtitë që ka me njëri-tjetrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina. Pra, për Peter Thiel, e keqja vjen nga Kina, e keqja janë organizatat joqeveritare, e keqja është Bashkimi Europian me rregullat taksative që imponon, me vendimet që merr. Për Peter Thiel e keqja është dhe vetë Papa Leoni i XIII, i cili është kundër inteligjencës artificiale. Për të e keqja është, apo antikrishti është, teknologjia e cila nuk lejon monopolin. Pra ai mendon se monopoli do të jetë shpëtimtari i së ardhmes, teknologjia që do të avancojë apo teknologjia e avancuar do të jetë shpëtimtari i humanizmit. Për të, antikrishti është Trump, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fuqizimi i saj e të tjera. Është një, mos harrojmë një i krishterë ortodoks dhe në katër ditët e leksionit të tij në Romë, janë mbledhur mjaft amerikanë, ortodoks, të cilët jo vetëm jetojnë në Romë, në Itali, por dhe studentë amerikanë që studiojnë në dy universitete amerikane në Romë. Dhe mjaft interesante në këtë përcjelljen e figurës së tij e ka bërë dhe Rai 3, duke prekur një temë mjaft të ndjeshme, faktin se jo vetëm është një miliarder, i cili është themelues i PayPal-it, i LinkedIn-it, që ka kuota në Facebook e në mjaft kompani të fuqishme teknologjike të botës, por dhe kompania e tij furnizon me të dhëna super të avancuara teknologjike forcat ushtarake pothuajse të vendeve të botës, mbledh të dhëna.

Artikuj të lidhur

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button