
Një sasi e konsiderueshme fileto pule e importuar nga Brazili, është bllokuar, pasi u konfirmua prania e salmonelës në mish.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se në një mostër nga filetoja e ngrirë u gjet Salmonella Typhimurium.
AKU thotë se ka ndërhyrë me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit në fjalë, megjithatë nuk dihet ngarkesa e hedhur në treg.
Çështja i ka kaluar për hetim e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale, për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.