Aktualitet/LajmeBotaKryesoreNdodhiPolitikeRajoni

Rutte, takim me Trump/ Presidenti amerikan, kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej. Groenlanda, copë akulli e keqmenaxhuar

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka përshkruar takimin e tij me Donald Trump si “të sinqertë” dhe të hapur, pavarësisht mospajtimeve. Rutte qëndroi në Shtëpinë e Bardhë për më shumë se dy orë.

Trump ende ka dyshime të thella për aleancën dhe vendet anëtare, të cilat ai beson se nuk e ndihmuan mjaftueshëm SHBA-të para dhe gjatë operacionit “Tërbimi i madh.”Pjesa më e madhe e mesazhit të Rutte për Trump duket të ketë qenë se shumë vende evropiane nuk penguan veprimet amerikane.

Ai theksoi që “shumica dërrmuese e vendeve evropiane kanë qenë ndihmuese me bazat, me logjistikën dhe me fluturimet mbi territor”.

“Prandaj është një tablo më e nuancuar,” tha Rutte për CNN.Presidenti amerikan Donald Trump postoi në Truth Social për takimin e tij me Rutte, ku shkroi:“NATO nuk ishte aty kur na duhej, dhe nuk do të jetë aty nëse do të na duhet përsëri.

Kujtoni Groenlandën, atë copë të madhe akulli, të keqmenaxhuar!!!”Trump duket se i referohet qëllimit të tij të mëparshëm për të aneksuar territorin danez, një lëvizje që u kundërshtua nga shumë aleatë të SHBA-ve.

 

Artikuj të lidhur

Back to top button