Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Rriten skemat mashtruese: Prokuroria e Tiranës dosje për 56 persona, miliona euro dëme shtetit

Prokuroria e Tiranës dorëzoi 56 të akuzuar për krimim të skemave mashtruese dhe fshehje të ardhurave, pasi dyshohet se kanë shmangur tatimin mbi vlerën e shtuar, duke i shkaktuar shetit disa milionë euro dëm ekonomik.

Mes të akuzuarve janë edhe 3 shtetas të huaj që kanë shmangur në këtë skemë tatimet së bashku me shtetas shqiptare nën akuzë. Njëri Harallambis Nikolaidis me shtetësi greke, turku Elham Demirgolu, Francesko Pastore me shtetësi italiane, si dhe 3 kompanitë e tyre ku rezultojnë administratorë, përmes të cilave kryen blerje fiktive për të stumuluar skemën e mashtrimit.

Hetimet nisën pesë vjet më parë pasi drejtoria rajonale gjurmoi gjatë kontrollit tatimor subjekte në fushën e tregtisë së frutave perimeve, të produkteve ushqimore, të prodhimit të duhanit dhe pijeve alkolike, që nga praktika dyshohet se në ortakëri kryen evazion fiskal.

Dy prokurorët e çështjes, Suela Salavaci dhe Valentin Preci, thonë në dosjen voluminoze që Top Channel disponon, se subjektet ndonëse rezultonin me status pasiv kanë shitur e blerë nga njëri tjetri.

Në një rast administratori i shoqërisë “Gjomi” deklaron se kishte aktivitet prodhim qirinjsh dhe nuk kishte detyrim oër TVSH. Por kontrollet provojnë të kundërtën.

Dosja është tek gjyqtari paraprak dhe është shtyrë disa herë për shkak të numrit të madh të të pandehurve, mes tyre dhe subjektet tregtare.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button