Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Rrahën të dashurin e vajzës brenda në spital, Gjykata e Durrësit cakton masën ‘arrest në burg’ për babain dhe dy të afërmit e tij

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për tre shtetasit që kundërshtuan policinë dhe dhunuan në ambientet e spitalit të Durrësit një 32-vjeçar.

Shkak për këtë ngjarje, ka qenë  lidhja e dashurisë mes vajzës së një prej dhunuesve dhe të riut, për të cilën familja ka qenë kundër.

Babai dhe të afërm të saj, që dyshohet se e ndiqnin të riun, u futën në ambientet e spitalit dhe pasi kundërshtuan me forcë policinë, e rrahën atë duke e goditur me grushte në kokë dhe trup.

Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë tre shtetasit me origjinë nga Dibra dhe banues në plazhin e Durrësit, ndërsa 32-vjeçari pasi ka marrë ndihmën e duhur shëndetësore dhe ka dhënë dëshminë e tij, është lënë i lirë.

Sipas të plagosurit, familja e vajzës nuk e ka pranuar lidhjen e tyre dhe ai është kërcënuar me jetë nga babai i vajzës, i cili në telefon e ka kërcënuar se nëse nuk largohet nga Durrësi do ta vriste bashkë me të bijën.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e vonë të së hënës në urgjencën e spitalit, ku policia kishte dërguar për kontroll shëndetësor një 32-vjeçar nga Durrësi, që drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button