I mërzitur nga debati me Vesën, Romeo u përlot këtë mbrëmje, por ia doli të sqarohet me këngëtaren.
Moderatori i shprehu këngëtares mbështetjen e tij dhe mes lotësh, u përqafuan dhe shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin.
Romeo: Nëse dështojmë, do të jetë dështimi im dhe yti bashkë! Nëse fitojmë, fitojmë bashkë.
Vesa: Okej
Romeo: Thjesht qetësohu, okej
Vesa: A më fal?
Vesa ishte e lënduar nga mënyra se si konkurrentët me të cilët vuante dënimin në kazermë, u sollën me të pas arratisjes. Sipas saj ishte një “kthim shpine”, ndërsa u përfshi në debat me Meritonin dhe Romeon.