Aktualitet/Lajme

Roland Bejko: Berisha nuk ofroi gjë tjetër, veçse humbjen madhështore

Sipas rezultateve të deritanishme të publikuara nga KQZ, PS kryeson në rang kombëtar.

Analisti Rolanda Bejko në ABC News tha se shpresonte që partitë e vogla të bënin një grup parlamentar në zgjedhje, por nuk ia dolën dot.

Bejko u ndal edhe tek PD, ai tha se Berisha nuk solli gjë tjetër veçse një humbje madhështore.

“Shpresoja që partitë e vogla ta bënin një grup parlamentar në zgjedhje, por siç duket nuk mund ta bëjnë një grup parlamentar.

Për PD nuk jam i mërzitur sepse kemi 3 vjet që themi se me rikthimin e Sali Berishë të vetmen gjë madhështore që do të bënte Berisha ishte humbja madhështore.

U dha demokratëve të Shqipërisë një humbje të madhe. Mund të jemi në kufijtë e një totalitarizmi. Ajo që më shqetëson është polarizim.

Është faji i PD-së, Sali Berisha me këtë humbje madhështore që bëri, humbi besimin e demokratëve. Ky është dëmi që bëri Sali Berisha. Është i merituar padiskutim”, tha Bejko.

Artikuj të lidhur

Back to top button