Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Rezoluta për Srebrenicën, presidentja sllovene: Mirënjohje shteteve të Ballkanit Perëndimor që e mbështetën, përveç Serbisë

Presidentja sllovene, Nataša Pirc Musar në një konferencë me presidentin Bajram Begaj foli edhe për rezolutën për Srebrenicën që pritet të votohet në OKB pasditen e sotme.

Presidentja sllovene tha se është e kënaqur që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, i janë bashkuar kësaj rezolute.

Ndërkohë, Nataša Pirc Musar thotë se udhëheqësit duhet të gjejnë një zgjidhje për luftën në Gaza e Ukrainë, pasi janë civilët ata që vuajnë pasojat.

”Para votimit për Srebrenicë, jam shumë e kënaqur që të gjitha shtete e BP janë bashkuar, përpos Serbisë. Besoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa të rëndësishme janë këto rezoluta edhe për shkak të konflikteve.

Lufta në Gaza më thyen zemrën dhe shpesh nuk më lë të fle. Ne duhet të flasim se çfarë është e drejtë dhe ca jo. Nuk dyshoj se udhëheqësit shtetërorë do gjejnë zgjidhje, pasi shpesh harrojmë civilët që e pësojnë më së shumti në këto luftëra, Ukrainë, Gaza, Sudan”, tha ajo.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button