Aktualitet/LajmeSociale

Rënia e regjimit të Assad, ministri Hasani: Plane konkrete për riatdhesimin e shqiptarëve në Siri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka deklaruar se Shqipëria ka qenë e angazhuar që prej kohësh për mundësinë e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë nga Siria, një proces që është intensifikuar pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.

Gjatë një deklarate për mediat, Hasani theksoi se task-forca shqiptare, e ngritur për menaxhimin e mundësive të tërheqjes së shtetasve, ka qenë aktive që para ndryshimeve të fundit politike në Siri dhe ka hartuar plane konkrete për kthimin e tyre.

Ministri theksoi se këto përpjekje janë realizuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke siguruar një qasje të koordinuar dhe të qëndrueshme.

“Edhe përpara rënies së Assad në Siri, task-forca shqiptare për menaxhimin e mundësive të tërheqjes së shtetasve shqiptarë nga Siria ka qenë duke punuar.

Kemi pasur plane konkrete për kthimin e shtetasve shqiptarë nga Siria në bashkëpunim me partnerët strategjikë.

Realitetet e reja kanë hapur alternativa të reja angazhimi për të cilat do të maksimalizojmë punën që çdo shqiptar me vullnetin e lirë të ketë mundësinë të vijë në vendin e vetë”, u shpreh ai.

Artikuj të lidhur

Back to top button