KryesoreNdodhiPolitikeRajoni

Rama njofton takime ne Athine dhe Itali me diasporen.Kerkon voten per Europe

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga takimi që do të zhvillojë pas disa ditësh në Greqi në kuadër të turit të diasporës.

Në komunikimin me komenuesit në rubrikën Sy më Sy, Rama tregoi se 2 javë pas takimit në Athinë do zhvillohet një takim me shqiptarët në Itali.

“Do të bëjmë takimin e parë në Hania, një ndër qytetet më të mëdha të Kretës, ku jeton prej shumë vitesh një komunitet i madh shqiptarësh. Prej shumë vitesh në Kretë jetojnë 35-45 mijë shqiptarë, sipas shifrave zyrtare, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të këtij ishulli, destinacion kryesor turistik për Greqinë. Ndërsa në Hania jetojnë 10-14 mijë shqiptarë. Takimi në Hania do të zhvillohet në një pallat sporti, ku do të marrin pjesë shumë shqiptarë, do të takohemi dhe me përfaqësues të shoqatave shqiptare aty, pa asnjë dallim të majtë apo të djathtë sepse në fund të fundit, kjo është për ta një vizitë historike që për herë të parë një kryeministër shqiptar shkon t’i takojë. Takimi në Henia do të zhvillohet në datën 29 në orën 18:00. Dy javë më pas, kthehemi në Itali për të pasur një takim. Kemi përzgjedhur një pikë afër Milanos sepse ajo është pika që i bashkon të gjithë”, tha Rama.

Artikuj të lidhur

Back to top button