Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Rama me grupin e PS: Jemi ne udhekryq. Të fokusohemi te hyrja në BE

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të enjte në Pallatin e Brigadave, ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste. Mbledhja nis me fjalën e kryeministrit, ndërsa më pas vijojnë raportimet e 10 ministrave për diskasteret që ata drejtojnë, punët dhe projektet në zbatim.

Rama thekson se Shqipëria ka nevojë për pak përqëndrim më të madh për të kaluar dhe në një pikë të përbashkët siç ai e  thekson dhe hyrja ne BE deri në vitin 2030.

“Aktualisht tani që flasim kemi hyrë në kapitullin e ri të procesit që është vlerësimi dhe pastaj marrja e dritës jeshile për ato që quhen pikat e ndërmjetme, të cilat janë sipas drejtueseve tona në këtë proces.

Kërkoj një përgatitje të lartë të vendit. Të tjerë para nesh iu është dashur vite për të kaluar testin e piketave të ndërmjetme.

Për planin tonë ky test duhet kaluar në disa muaj dhe kjo do forcë. Dhe forca në këtë rast do të thotë përqëndrimi i të gjitha forcave në një drejtim.

Jam besimplotë që do kalojmë dhe këtë test. Pavarësisht bombave artizanale, dhe jo vetëm ato që plasin në rrugë nga opozitarët, po për të gjitha ato bomba artizanale që hidhen përditë.

E ka thënë popoulli se kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta s’ka veshur ende pantollonat. Por asokohe populli s’kishte parë gjë akoma sepse skishte ardhur flama e kanaleve dhe portaleve të ujrave të zeza mediatike.

Në rrezik këtu është përqëndrimi ynë në udhëheqjen e vendit, ndaj duhet ta rrisim përqëndrimin, të shtojme forcat për ti bërë sa më mirë. Të përpiqemi të vetëkorrigjohemi dhe përmirësohemi.  Pasi debatojmë dhe ndajme oponionet të fokusohemi te një pikë: Shqipërinë në BE në vitin 2030.

Ne jemi njerëz të zakonshëm ndërsa historia flet për njerëz të jashtëzakonshëm dhe ne kemi mundësinë të bëjmë historinë”, tha Rama.

Artikuj të lidhur

Back to top button