Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Rama i përgjigjet Greqisë për “Belerin”: Qëndrimi ynë nuk ndryshon, edhe po na bllokuan në Bruksel nuk do kthehem i mërzitur

Nga Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste, kryeministri i vendit Edi Rama ka sjellë në vëmendje faktin që Greqia e ka lënë pezull opinionin e vet për ta çuar më tej procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka deklaruar se qëndrimi i tyre nuk do të ndryshojë pavarësisht paralajmërimeve të Greqisë përsa i përket çështjes “Beleri”.

“Unë nuk do të pranoj ta besoj se fqinjët tanë do t’i vënë tapën e vetos shishes së hapur me aq shumë përkushtim, punë dhe profesionalizëm nga një skuadër më shumë se 1 mijë vetësh në të gjithë sistemin e shtetit tonë që ka përfaqësuar me dinjitet e me seriozistet Shqipërinë përgjatë këtij viti në tryezat e dialogut në Bruksel”, ka deklaruar Rama.

Ne do të shkojmë në Bruksel javën e ardhshme për mbledhjen e Këshillit Europian me Ballkanin Perëndimor me kokën lart dhe me bindjen në meritat e Shqipërisë për të gjitha rezultatet e nënvizuara qartë në raportin e Kongresit Europian si dhe të përshëndetura pa asnjë rezervë nga 26 shtete anëtare të Bashkimit Europian.

Vetëm një shtet e lënë pezull opinionin e vet, jo për rezulatet e pamohueshme të Shqipërisë për hir të së vërtetës, por për një arsye të mosarsyes tradicionale ballkanike në marrëdhëniet fqinjësore, Greqia. Historia dihet dhe nuk ka nevojë të humbasim kokë dhe sot duke përsëritur qëndrimin tonë ndaj arsyes në fjalë. Qëndrim që as nuk ndryshon deri në 13 Dhjetor dhe as nuk do të ndryshojë përtej 13 Dhjetorit.

Ky qëndrim nuk do të ndryshojë, jo sepse ne jemi kokëfortë, por sepse arsyeja për të mos ndryshuar qëndrim është shumë më kokëfortë se ne. Drejtësia për Shqipërinë është sot si uji që sa ka nisur të dalë në shkretëtirë, ku brez pas brezi ishte trashëguar gojëdhëna se nuk do të dilte kurrë.

Unë nuk do të pranoj ta besoj se fqinjët tanë do t’i vënë tapën e vetos shishes së hapur me aq shumë përkushtim, punë dhe profesionalizëm nga një skuadër më shumë se 1 mijë vetësh në të gjithë sistemin e shtetit tonë që ka përfaqësuar me dinjitet e me seriozitet Shqipërinë përgjatë këtij viti në treyezat e dialogut në Bruksel për skanimin e plotë të gjendjes së vendit duke na nderuar të gjithëve dhe duke provuar me fakte gatishmërinë e Shqipërinë për ta vazhduar më tutje procesin e negociatave duke çelur grupkapitullin përkatës.

Juve të gjithëve dhe atyre shqiptarëve që na dëgjojnë, dua të ju them sinqerisht se në rast se kjo ndodh, unë nuk do kthehem nga Brukseli i mërzitur asnjë fije, por do kthehem dhe më krenar për Shqipërinë, edhe më i motivuar për të vazhduar së bashku punët e mëdha të shtëpisë sonë të përbashkët, edhe më i bindur se një absurditet i tillë, në rast se ndodhë, nuk do të vonojë dot asnjë ditë procesin e anëtarësimit tonë në BE, madje dhe më i vendosur për ta përshpejtuar këtë proces dhe për ta bërë gati Shqipërinë për BE-në edhe më përpara se BE-ja të jetë gati për Shqipërinë”, tha ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button