Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Rama i kërkoi llogari pse s’u bë analizë, deputeti Xhafaj: E dimë kush është ‘tradhtari’!

Report TV e Shqiptarja.com zbulojnë pjesë të tjera të diskutimeve në mbledhjen e djeshme me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Mësohet se ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu kur ka marrë fjalën është shprehur se Kavaja nuk ka bërë asnjë analizë pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit, të cilat në raundin e parë u fituan nga kandidati i Rithemelimit, Fisnik Qosja.

Në këtë moment ka ndërhyrë kryetari i PS-së, Edi Rama dhe ka kërkuar llogari tek Etjen Xhafaj, i deleguari për qarkun e Tiranës në Kavajë.

“E vërtetë është? Çfarë ke bërë ti aty? Pse nuk ke bërë asnjë analizë?” ka thënë Rama.

Më pas Etjen Xhafa ka marrë fjalën duke u justifikuar:

“Ne kemi bërë një analizë por nuk është bërë përfundimtare për sakohë njerëzit presin të gjejnë cili ka qenë përgjegjësi ‘apo tradhtrari’ që na ka cuar në humbje.

Ne e kemi gjetur kush ka qenë ‘përgjegjësi’ apo ‘tradhtari’ por nuk mund ta themi në këto momente”, tha ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button